LAJMI I FUNDIT:

Rikonfirmohet mbështetja e Belgjikës për perspektivën evropiane të Kosovës

Rikonfirmohet mbështetja e Belgjikës për perspektivën evropiane të Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot priti në takim shefin e misionit të Zyrës diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais.

Ministrja Gërvalla falënderoi diplomatin belg, Servais për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Belgjika i ka ofruar vazhdimisht Kosovës.

Gjatë këtij takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe nevojën për të thelluar bashkëpunimin në rrafshin ekonomik, si dhe për rifillimin e konsultimeve të rregullta mes dy qeverive.


Gjithashtu u bisedua edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Servais rikonfirmoi mbështetjen e shtetit belg për perspektiven evropiane të Kosovës, dhe njëherësh u potencua se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s është e qartë. /Telegrafi/