LAJMI I FUNDIT:

Arteta pas barazimit me Slavia Pragën: Rezultati përfundimtar lë një shije të hidhur

Arteta pas barazimit me Slavia Pragën: Rezultati përfundimtar lë një shije të hidhur

Mikel Arteta shprehu keqardhje për shanset e humbura të Arsenalit pas barazimit 1-1 në shtëpi me Slavia Pragën të enjten mbrëma, ndërsa pranoi se “rezultati përfundimtar lë një shije të hidhur”.

Arsenali ishte afër një fitore në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës, pasi Nicolas Pepe shënoi në minutën e 86-të për 1-0, por Tomas Holes shënoi një gol të rëndësishëm në minutat shtesë për të marr barazimin.


Topçinjtë tani do të duhet të mundin Slavia Pragën në Republikën Çeke për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, dhe Arteta mendon se skuadra e tij humbi një mundësi të mirë për të krijuar një avantazh në ndeshjen e parë.

Arsenali dështon të fitojë ndaj Slavia Pragës
Lexo po ashtu Arsenali dështon të fitojë ndaj Slavia Pragës

“Është e vështirë sepse ata ishin një kundërshtar i mirë. Ata kanë mundur disa skuadra të mëdha dhe janë me të vërtetë skuadër e vështirë për të luajtur kundër tyre. Ata kanë shumë situata një kundër një. Ne krijuam shanse, por kur nuk mundesh, nuk është e lehtë”, ka thënë fillimisht Arteta pas ndeshjes.

“Ne ishim efektivë në presingun tonë të lartë – ata kishin aftësinë për të kandiduar në tranzicion nëse fitonin topin përsëri, por ne e kontrollonim atë mirë. Është më shumë për rezultatin përfundimtar që lë një shije të hidhur”.

Notat e lojtarëve: Arsenal 1-1 Slavia Praga, vlerësimi i Xhakës dhe të tjerëve
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Arsenal 1-1 Slavia Praga, vlerësimi i Xhakës dhe të tjerëve

“Ndeshja ishte nën kontroll. Ne morëm golin që donim, por gjithashtu humbëm disa raste të mëdha”.

“Ne luajtëm dy ose tre topa që nuk duhet t’i bënim dhe e vumë veten mbrapa dhe pësuam gol”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori