LAJMI I FUNDIT:

Familjarë të Konjufcës e deputetit Uka, këshilltarë të ministrave në Qeverinë Kurti

Familjarë të Konjufcës e deputetit Uka, këshilltarë të ministrave në Qeverinë Kurti

“Nuk mund t’i mbushim ambasadat e as ministritë me kushërinj. Kushërinjtë janë për te shtëpia”, kishte deklaruar kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore.

Ai kishte thënë më tej se farefisi është për ahengje familjare, e jo për ministri.


Mirëpo pavarësisht këtyre premtimeve të Kurtit, axha i Glauk Konjufcës tashmë është emëruar në një pozitë publike.

Ai është emëruar në pozitën e këshilltarit politik në Ministrinë e Mbrojtjes.

Por edhe në Ministrinë e Shëndetësisë pati një emërim të ngjashëm.

Aty Sami Uka që është vëllai i deputetit Fitim Uka është emëruar në postin e këshilltarit politik.

Për këto emërime RTV Dukagjini ka marrë përgjigje me shkrim nga Qeveria.

“Sami Uka dhe Rabit Konjufca janë të emëruar politik të ministrive respektive. U takon ministrave ta përzgjedhin stafin dhe bashkëpunëtorët e tyre që ata mendojnë se do t’u ndihmojë dhe që i besojnë në kryerjen e detyrave dhe në përmbushjen e zotimeve. Të dy, Sami Uka dhe Rabit Konjufca janë të përgatitur në fushat e tyre të cilat përputhen me ministritë në të cilat janë angazhuar”, thuhet në përgjigje.

Ligjshmërinë e këtyre emërimeve nuk e konteston as njohësi i zhvillimeve politike Rasim Alija, por sipas tij këto reagime kanë të bëjnë me qasjen e LVV-së për të kaluarën.

“LVV në të kaluarën ka akuzuar palët tjera që kanë qenë në pushtet për nepotizëm e familjarizëm e gjëra tjera të tilla”, deklaroi Rasim Alija.

Në mesin e premtimeve elektorale të LVV-së ka qenë se do ta ndalin punësimin partiak e nepotizmin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori