LAJMI I FUNDIT:

Leart Paqarada largohet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Leart Paqarada largohet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Leart Paqarada ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e Përfaqësueses së Kosovës derisa Bernard Challandes të jetë në krye të ekipit.

Reprezentuesi dardan është i dëshpëruar nga mosinkuadrimi në ndeshjet e marsit, dhe ka vendosur të mos jetë pjesë e ekipit derisa të largohet zvicerani.


Me një postim në rrjetin social Instagram, Paqarda thotë se është ndjerë i obliguar që të jap një përgjigje rreth situatës së krijuar.

Ai thotë se është ndjerë i degraduar, pasi ftohej nga Challandes, mirëpo nuk ka luajtur prej vitesh në Përfaqësuese.

“I mbështetur për muri nga degradimi që më është bërë në vazhdimësi nga trajneri, mosangazhimi në lojë prej vitesh, përkundër ftesave për të luajtur, mosrespekti dhe injorimi nga ai, më detyrojnë që të vendos që përkohësisht të largohem nga dispozicioni për të luajtur në ekipin që udhëhiqet nga Bernard Challandes. Përzgjedhjen për të luajtur për Kosovën, krahas Shqipërisë apo në përfaqësueset e grupmoshave të Gjermanisë, e kam bërë pa asnjë mëdyshje. Gjë të cilën do ta bëj përsëri. Por jo nën drejtim të Bernard Challandes”.

“Përkundër respektimit maksimal ndaj vendimeve të trajnerit, kam ardhur në pikën që ta mbroj dinjitetin tim nga ai. Si bir i Kosovës, jam i gatshëm të kontribuoj duke luajtur për Kombëtaren nga momenti kur të vij trajneri i ri. Dashuria ime për Kosovën dhe familjen time është më e madhe se mosrespektimi dhe injorimi i trajnerit. Trajnerët janë të përkohshëm ndërsa Kosova është e përhershme. Ky vendim i rëndë është momental”, ka shkruar Paqarada.

Paqarda bëri të ditur se ai do të rikthehet te Kosova me dëshirën më të madhe, por vetëm atëherë kur të largohet Challandes nga ekipi. /Telegrafi/

Foto: Leart Paqrada/Instagram

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori