Megjithëse 82 deputetë ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës, ne kutinë e votimit gjatë dy herave sa u votua në raundin e parë ishin vetëm nga 78 e 79 vota, gjë e cila pamundësoi zgjedhjen Presidentit të vendit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar pas orës 23:00 se seanca për zgjedhjen e presidentit është ndërprerë dhe do të vazhdojë nesër, prej orës 17:00.
Deputetët të cilët ishin në sallë por nuk kontribuan për të bërë kuorumin për zgjedhjen e presidentit ishin Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, e cila në raundin e parë nuk mori pjesë në votim, tash në përsëritjen e raundit të parë ajo votoi.
Për habinë e të gjithëve, në këtë seancë mori pjesë deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj e cila përkundër vendimit të partisë së asnjëri nga deputetët të mos merrte pjesë në seancë, ajo u pa aty.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se në këtë formë siç është duke u votuar në Kuvendin e Kosovës, nuk është konsumuar raundi i parë i votimit dhe kjo sipas tij mund të vazhdojë deri më datë 5 maj.
Hasani u shpreh se nëse deri me 5 maj nuk zgjidhet presidenti, atëherë nuk do të ketë as kush t’i shpallë zgjedhjet pasi nuk ka ushtrues detyre të Presidentit të vendit.
Në rrethin e parë të votimit duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, në të kundërtën votimi përsëritet.
I njëjti rregull për pjesëmarrjen e 80 deputetëve vlen edhe për raundin e dytë të votimit.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Vjosa Osmani sot nuk po zgjedhjet presidente, por sipas tij atë po e emëron kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në këtë pozitë për të pasur kontroll absolut mbi institucione të rëndësishme.
Ndryshe, për postin e presidentit kandidojnë: Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta. Që të dy në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë kandiduar me Listën e Osmanit, që garoi në kuadër të listës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Pa pjesëmarrje në votim të të gjithë deputetëve të LDK-së, Vetëvendosje do ta ketë të pamundur të zgjedhë presidentin e Kosovës.
LVV ka 58 ulëse në kuvend, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 15.
PDK ka 19 deputetë dhe
AAK ka tetë deputetë;
Nga komunitetet, Lista Serbe, në zgjedhje i ka fituar dhjetë ulëset e garantuara; dy ulëse i ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe nga një ulëse kanë fituar partitë boshnjake Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Unioni Socialdemokrat, sikurse edhe Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës.
Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve.
Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.
Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Pro votimit të Osmanit janë deklaruar komunitetet joserbe, ndërsa partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë shprehur kundër.
Lista Serbe nuk është deklaruar./Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Dyshohet se ia publikoi fotografi eksplicite një vajze, arrestohet i dyshuari në Viti
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak