LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Vjosa Osmani nuk po zgjidhet presidente, Albin Kurti po e emëron atë për të pasur kontroll absolut

Hoxhaj: Vjosa Osmani nuk po zgjidhet presidente, Albin Kurti po e emëron atë për të pasur kontroll absolut
Enver Hoxhaj / Foto: Ridvan Slivova

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Vjosa Osmani sot nuk po zgjedhjet presidente, por sipas tij atë po e emëron kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në këtë pozitë për të pasur kontroll absolut mbi institucione të rëndësishme.

Hoxhaj tha se qytetarët duhet ta dinë se nuk ka pasur interesim gjatë takimit me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanit.


“Një gjë duhet ta dinë qytetarët e Kosovës, që nuk ka pasur kurrfarë interesimi as për konsensus politik, as shoqëror e as partiak. Ka pas logjikë e politikë të nënshtrimit. Prania e z.Hamza është më shumë për ta thënë qëndrimin tonë”, tha Hoxhaj.

Ai shtoi se: “Dje e kishim një dramë e cila ishte dramë e turpit, ishte kërcënim, shantazh për zgjedhje nëse Kuvendi i Kosovës nuk do ta votonte Presidentit. Ishte përpjekje për ta ngulfatur demokracinë në Kosovë. Sot, këtë seancë edhe pse zgjedhja e Presidentit duhet të ishte ditë feste. Sot është kjo seancë e poshtërimit. Sepse Vjosa Osmani nuk po zgjidhet presidente, por z.Kurti po e emëron zonjën Osmani presidente për të pasur një kontroll absolut mbi shërbimet si atë inteligjent e mbi ambasada”, theksoi ndër të tjera Hoxhaj.


Hoxhaj duke iu drejtuar Albin Kurtit, i tha se partinë e tij nuk mund ta shantazhojë, edhe nëse i shantazhin të gjithë të tjerët.

“Albin nuk e di vaksinën që e ki marrë kundër covidit a ta ka ngrit temperaturën apo ka efekte anësore sepse mbrëmë ke fol për zgjedhje, sot ke fol për zgjedhje. Krejt mund t’i shantazhosh po jo PDK, shantazhet nuk shiten në PDK. Ne më shumë preferojmë zgjedhje për ta ruajt dinjitetin sesa të bëhemi pjesë e këtij teatri” u shpreh Hoxhaj.

Në fund të fjalimit të tij, Hoxhaj bashkë me nënkryetarin e Kuvendit nga PDK-ja, Bedri Hamza u larguan nga salla.

Ndërkaq, jashtë ai para gazetarëve tha “Unë shpreha keqardhje sesi LDK e cila ka pasur një kulturë dhe ka kundërshtuar sistemin nemunist dhe sot me mbështetjen dhe votën e tyre po e kthejnë një sistem nemonist që institucionet të jenë nën kontrollin e vetëm të një personi. Kjo çka po ndodh sot është teatër që drejtohet nga Kurti edhe si regjisor edhe si skenarist”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori