Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden zbuloi një plan investimesh prej 2.3 trilionë dollarësh, që synon modernizimin e rrjetit të transportit dhe krijimin e miliona vendeve të punës.
Biden e krahasoi planin e tij “transformues” me programin hapësinor të SHBA-së të viteve 1960, duke thënë se ai do ta përmirësojë mirëqenien e amerikanëve të klasës së varfër dhe të mesme.
Ai tha se plani do të financohet nga rritja e taksave për kompanitë e mëdha dhe të pasurit.
“Unë jam duke propozuar një plan për kombin, i cili shpërblen punën, jo vetëm pasurinë. Ndërton një ekonomi të ndershme, që i jep secilit shans për të pasur sukses. Do të krijojë ekonominë më të fortë dhe më inovative në botë. Është një investim që bëhet një herë në një brez në Amerikë, ndryshe nga çdo gjë që kemi parë ose bërë, qëkur kemi ndërtuar sistemin e autostradave ndërshtetërore dhe qëkur kemi nisur garën hapësinore, dekada më parë”, tha Biden në një fjalim nga qyteti Pitsburg i Pensilvanisë.
Plani parasheh përmirësime gjithëpërfshirëse të transportit, telekomunikacionit dhe infrastrukturës energjetike, si dhe gjelbërimin e ekonomisë për të luftuar ndryshimet klimatike.
Ai gjithashtu përfshin para për të rritur prodhimin vendas, zinxhirët e furnizimit dhe zhvillimin që do të ruante më pas konkurrencën e SHBA-së, sidomos kundër Kinës.
Biden tha se plani ka të bëjë me gjallërimin e ekonomisë së dobësuar nga pandemia COVID-19 dhe me rikthimin e konkurrencës së saj botërore.
“Nuk mund të vonojmë edhe një minutë tjetër. Ka kaluar shumë kohë. Është investimi më i madh në vende të punës në Amerikë që nga Lufta e Dytë Botërore. Do të krijojë miliona vende pune, punë të paguara mirë”, shtoi ai.
Plani i tij duhet të miratohet në Kongres.
Ai është pritur me rezistencë nga republikanët dhe grupet e mëdha të biznesit. Edhe disa demokratë kanë thënë se nuk janë të sigurt në lidhje me koston.
“Nëse do të ketë rritje masive të taksave dhe triliona dollarë më shumë borxh kombëtar, nuk ka të ngjarë [të kalojë]”, tha republikani Mitch McConnell, udhëheqës i pakicës në Senat.
“Ne besojmë se propozimi është rrezikshëm i gabuar kur bëhet fjalë për mënyrën e pagimit të infrastrukturës”, tha përmes një deklarate Dhoma e Tregtisë.
Biden u zotua se nuk do t’i rrisë taksat për individët ose familjet që fitojnë nën 400 mijë dollarë në vit.
“Dështimi për t’i bërë këto investime shton borxhin tonë dhe, në mënyrë efektive, i vë fëmijët tanë në një disavantazh, në krahasim me konkurrentët tanë. Përçarjet e momentit nuk duhet të na ndalojnë të bëjmë gjënë e duhur për të ardhmen”, tha Biden.
Biden po ecën përpara me agjendën e tij ekonomike, pasi në fillim të këtij muaji nënshkroi në ligj një paketë të ndihmës prej 1.9 trilion dollarësh. Kjo paketë synon të ndihmojë rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë COVID-19.
Në javët e ardhshme, administrata Biden pritet të propozojë edhe një paketë tjetër, në vlerë prej 2 trilionë dollarësh, e cila do të përqendrohet në prioritetet sociale, të tilla si kujdesi shëndetësor, arsimi dhe kujdesi për fëmijët. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Fito iPhone 15 duke shikuar Prishtina Open 2024
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'