Mediat spanjolle ia kanë dhënë vëmendjen e duhur Përfaqësueses së Kosovës para përballjes ndaj Spanjës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Gazeta AS ka bërë një analizë për Kosovën, të cilët ka vendosur ta titullojë: “Kosova sulmon mirë, por vuan pa top”.
Rivali i sotëm duket pak si ato ekipe që Spanja është përballur deri më tani në grup. Skuadra ballkanike është e mbushur me lojtarë me prirje sulmuese dhe krijuese dhe vuan shumë kur nuk e kanë topin, nis analizën AS.
Kundër rivalëve të fortë, Kosova zakonisht është i shkatërruar, sepse përpiqet të jetë trim si zakonisht, por jep shumë shanse kundër. Nuk ishte e çuditshme që Suedia fitoi 3-0 në Prishtinë, por nuk ishte e çuditshme që në miqësoren e luajtur katër ditë më parë Kosova mundi Lituaninë 4-0.
Kundër kundërshtarëve të nivelit të ulët ose të mesëm, ekipi i zviceranit Bernard Challandes është në gjendje të dominojë, nënshtrojë dhe gjenerojë një futbollit sulmues, përcjell Telegrafi.
Kështu Kosova arriti të fitojë grupin e tij të Ligës së Kombeve në vitin 2018 dhe të hyjë në “play-off” që e bëri atë të ëndërrojë për Kampionatin Evropian derisa humbi gjysmëfinalen kundër Maqedonisë së Veriut.
Natyra e re e ekipit kombëtar perceptohet në mënyrën se si ata sillen në Kosovë: garimi në një nivel ndërkombëtar zyrtarisht është ende diçka e jashtëzakonshme për ta, dhe ata i qasen çdo loje me entuziazëm, freski dhe vetëbesim, pa asnjë lloj kompleksi, të tilla sikurse ata po festonin një njohje të shtetit.
Pa Rrahmanin ata mbrohen edhe më keq
Përveç që është vija më e dobët e ekipit, mbrojtja kosovare do të pësojë humbjen e elementit të saj më të mirë, qendërmbrojtësit të Napolit Amir Rrahmani, i cili është veçanërisht i fuqishëm në lojën ajrore.
Të paktën Challandes do të rikthejë Ibrahim Dresevic, i cili humbi ndeshjen kundër Suedisë për shkak të pezullimit, duke detyruar mbrojtësin e zakonshëm të djathtë Mërgim Vojvoda të veprojë si një qendërmbrojtës urgjence.
Një simbol në gol
As ai që kishte qenë duke vepruar si portieri titullar në kohët e fundit, ish-portieri i Gironas, Arijanet Muric, nuk do të luaj shkaku i suspendimit për disiplinë.
Në këtë mënyrë, portier do të jetë veterani Samir Ujkani, një mit vendas që kur vendosi të largohej nga ekipi Kombëtar Shqiptar për t’u bërë kapiten i ekipit të ri në vitin 2014, kur Kosova ende nuk kishte leje për të luajtur gara zyrtare.
Një sulm brilant
Në pjesën e sulmit, Kosova ka shumë talent. Konkurrenca për të zënë vendet në sulm është shumë e lartë.
Edhe pse në një nivel ndërkombëtar, ai me më shumë emër është ndoshta anësori i djathtë i Ëerder Bremen, Milot Rashica , lojtari që i ka dhënë skuadrës performancën më të madhe në këtë zonë është Arbër Zeneli, një specialist në depërtimet nga e majta dhe kërkimi i diagonaleve për të përfunduar aksionet me gola të bukur.
Mbi të, prania fizike e Vedat Muriqiit, qendër-sulmuesit të Lazios, është një armë e vështirë për t’u kontrolluar, pasi loja e tij me shpinë është fantastike. Në Kosovë e krahasojnë atë me Olivier Giroud.
Pa dy Berishët
Challandes thuhet se do të humbasë shërbimet e Valon Berishës, lojtarit më me përvojë në nivelin e lartë dhe një i titullar i rregullt në mesfushë.
Hekuran Kryeziu do të duhet të mbajë mesfushën e ekipit pothuajse vetëm.
Ai gjithashtu do të humbasë, anësorin Bernard Berisha, i cili ishte ndëshkuar me të kuq pas dy të verdhëve në pjesën e dytë ndaj Suedisë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën” – Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën
Milot Rashica shënon gol të bukur me kokë ndaj Rizespor
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe