LAJMI I FUNDIT:

Kosova zhvilloi stërvitjen e fundit në Sevilla, para sfidës ndaj Spanjës

Kosova zhvilloi stërvitjen e fundit në Sevilla, para sfidës ndaj Spanjës
(Foto: ffk-kosova.com)

Skuadra e Kosovës e ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Spanjës. Dardanët janë stërvitur pa ndonjë ngarkesë të madhe fizike në stadiumin “La Cartuja” të Sevillas, aty ku nesër (e mërkurë) do të vihen përballë La Roja që drejtohet nga Luis Enrique.

Atmosfera te futbollistët para kësaj ndeshje është shumë e mirë, derisa motivi maksimal. Valon Berisha në stërvitjen e sotme ka bërë ushtrime më të lehta i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit.

Para stërvitjes, përzgjedhësi Bernard Challandes në konferencën për media ka thënë se Kosova do të jetë shumë e motivuar për këtë ndeshje, para së gjithash për shkak të vlerave që ka ekipi spanjoll, që padyshim është një ndër Kombëtaret më të mira në botë.


(Foto: ffk-kosova.com)

“E dimë që nuk do të jetë lehtë as ndaj Spanjës, por për ne do të jetë nder të luajmë ndaj një ekipi kaq të madh. I kam parë ndeshjet e Spanjës. Jemi këtu për rezultat pozitiv, por për të arritur këtë duhet të shënojmë. Unë menaxhoj një ekip shumë të mirë me lojtarë shumë të motivuar që duan të japin më të mirën për vendin e tyre. Gjatë tërë kësaj kohe kemi bërë progres dhe ndeshja kundër Spanjës është një mundësi e mirë për të treguar progresin konstant”, ka thënë ndër të tjera Challandes.

Ndërkaq, mesfushori Hekuran Kryeziu theksoi se tashmë e kanë lënë pas shpinës humbjen e pësuar nga Suedia dhe i gjithë fokusi është te sfida e nesërme.

(Foto: ffk-kosova.com)

“Ka qenë një lojë shumë e vështirë me Suedinë por tani shikojmë përpara. Është kënaqësi me qenë në Spanjë dhe të luajmë kundër një prej Kombëtareve më të mira në botë dhe pa dyshim do ta japim maksimumin tonë në fushë”.

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare

"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1

Formula 1
Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Premier League
Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

La Liga
Kalo në kategori