LAJMI I FUNDIT:

Si u infektua Naser Ramadani me coronavirus?

Si u infektua Naser Ramadani me coronavirus?

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka rezultuar sot me COVID-19, në ditën të cilën ai pritej të vaksinohej me vaksinën kundër COVID-19.

Në emisionin “Kallxo Pernime”, Ramadani ka thënë se për të është një moment i çuditshëm ky i infektimit me COVID-19.


“Është moment i çuditshëm për mua, sepse me atë vrull që kam punuar më është dashur të ndaloj. Por ja që më është dashur të testohem sepse kam qenë i kontaktit edhe me një rregull/protokoll që është para vaksinimit me u testu”, tha ai.

Ramadani u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër COVID-19 sepse përhapja e virusit është shumë e madhe.

Naser Ramadani ka shtuar se do të vazhdojë punën e tij përkundër izolimit.

“E vetmja pengesë e imja është mos prania fizike, sepse të gjitha përmes teknologjisë po mund t’i kryej. Varësisht nga gjendja ime shëndetësore por unë do të vazhdojë të punoj. Pandemia ka futur në përdorim teknologjinë e re e cila ka ekzistuar por nuk është shfrytëzuar”, ka thënë ai.

Drejtori i IKSHPK-së flet edhe për vaksinat dhe për çështje të tjera lidhur me pandeminë.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori