Dhunë në familje dhe rrahje, për 24 orë pesë të arrestuar edhe dy raste nën hetime në Kosovë
Brenda 24 orëve në Kosovë, pesë persona janë arrestuar, ndërkaq edhe dy raste janë nën hetime nga Policia e Kosovës.
Sipas raportit të PK-së, rastet janë ndodhur në Prishtinë, Ferizaj, Klinë, Vushtrri e Mitrovicë.
Në Prishtinë është regjistruar një rast i dhunës në familje, ku dyshohet se vëllai kishte sulmuar motrën të shtunën, ndërkaq është arrestuar të dielën.
Rastet e tjera kanë të bëjnë me persona të cilët janë rrahur mes vetes, ku janë arrestuar edhe katër të tjerë, ndërkaq një rast në Ferizaj dhe ai në Mitrovicë ku djali theri me thikë babin vazhdojnë të jenë nën hetime.
Detaje nga raporti i Policisë së Kosovës:
Prishtinë, 27.03.2021-15:00. Më datë 28.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Rr. Brahim Ademi, Ferizaj, 28.03.2021 – 23:00. Persona të pa njohur kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët janë dërguar në tretman mjekësor, sipas raportit mjekësor lëndimet janë të natyrës se rendë. Rasti nën hetime nga njësitë relavante policore.
Fsh. Bërkovë, Klinë, 28.03.2021 – 19:34. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, sipas raportit mjekësor viktimës i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Të dyshuarit janë arrestuar , me urdhër të prokurorit pas intervistimit të njëjtit dërgohen në mbajtje për 48 ore. Rasti nën hetime.
Vushtrri, 27.03.2021-23:32. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë rrahur në mes vete dhe deri sa viktima mashkull kosovar kishte ndërhyrë që t’i ndaj, njëri prej të dyshuarve e kishte goditur në dorë me mjet të mprehtë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar ndihmën mjekësore dhe pastaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Mitrovicë, 29.03.2021 – 00:04. Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën kosovar. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, sipas raportit mjekësor lëndimet janë të natyrës së lehtë. Ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale është konfiskuar një thikë që është përdorur në rast. Rasti nën hetime. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mijëra punëtorë protestuan sot në Shkup
“Kur vjen një mysafir i pa ftuar, mendoj mos u kthy”, familjarët zhgënjehen me mos-zbatimin e deklaratës për të pagjeturit
PS propozon amendament për ndalimin e tradhtarëve ndaj atdheut në zgjedhje, iniciativë e nisur nga rast i Fredi Belerit
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in
Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës