LAJMI I FUNDIT:

Vëllaznimi fiton ndaj Golden Eagle Yllit

Vëllaznimi fiton ndaj Golden Eagle Yllit

Vëllaznimi ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 60:56 (13:12, 12:9, 16:20, 19:15), në kuadër të javës së 26-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Duke parë rëndësinë e ndeshjes, të dy skuadrat bënë gabime në çerekun e parë dhe kjo bëri që rezultati të ishte 13:12.


Epërsia e vendasve u rrit deri në 10 pikë, 22:12, por më pas mysafirët këndellen paksa, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me shifrat 25:21.

Kuqezinjtë kishin epërsi konstante në periodën e tretë, por në minutat e fundit të kësaj pjese, mysafirët ishin më të mirë, duke barazuar shifrat në 41:41, sa ishte rezultati pas 30 minutash.

Lojë interesante u zhvillua në 10 minutat e fundit, ku Ylli kishte deri në katër pikë epërsi, por pranë rezultatit 53:56, dy minuta nga fundi, vendasit shënojnë shtatë pikë, kurse mysafirët nuk shënuan asnjë dhe Vëllaznimi triumfoi në fund 60:56.

Te Vëllaznimi u dalluan Emmanuel Emogbo me 17 pikë e 11 kërcime, Ty Nichols me 15 pikë dhe Robert Shestani dhe Andi Shehu me nga 11 pikë, derisa te Golden Eagle Ylli u dalluan Lg Gill me 11 pikë e 13 kërcime dhe Valon Bunjaku me 15 pikë.

Vëllaznimi tani ka 9 fitore dhe 17 humbje, duke grumbulluar 35 pikë, aq sa ka edhe Trepça dhe një më shumë se Sigal Prishtina, por kuqezinjtë kanë një ndeshje më shumë, kurse Golden Eagle Ylli ka 16 fitore dhe 10 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori