LAJMI I FUNDIT:

Skuadrat e mëdha evropiane në garë për portierin e Lille, Mike Maignan

Skuadrat e mëdha evropiane në garë për portierin e Lille, Mike Maignan

Mike Maignan është njëri nga portierët më të mirë për momentin në pesë ligat më të forta evropiane.

Francezi ka bërë një sezon të madh në Ligue 1 me Lillen, ku skuadra e tij po kryeson kampionatin.

Nga 30 ndeshje të zhvilluara deri më tani në kampionat, Maignan në 16 e ka mbajtur portën e pa prekur, derisa ka pësuar vetëm 19 gola.


Falë paraqitjeve fantastike të tij, portieri është bërë objektiv i disa skuadrave të mëdha evropiane.

Roma dhe Milan e duan atë në Itali, derisa Tottenham Hotspur prej kohësh e kërkon në Ligën Premier.

Edhe skuadra tjetër angleze West Ham United ka shprehur interesim për transferimin e francezit.

Ndërkohë opsioni tjetër është brenda kampionatit francez, ku Paris Saint Germain janë duke shikuar mundësinë për ta rikthyer Maignan në skuadër.

25-vjeçari ka dalë nga akademia e PSG-së, derisa ka kaluar të gjitha grupmoshat para se në vitin 2015 t’i bashkohet Lillet për një milionë euro.

Maignan ka kontratë deri në vitin 2022, derisa Lille po synon që të fitojë 20 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Ish-mesfushori i Chelseat akuzon Sanchon se iu bashkua atyre për shkak të parave

Ish-mesfushori i Chelseat akuzon Sanchon se iu bashkua atyre për shkak të parave

Premier League
Kalo në kategori