LAJMI I FUNDIT:

Gjermania fiton lehtësisht ndaj Islandës

Gjermania fiton lehtësisht ndaj Islandës

Gjermania e ka nisur mbarë kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Gjiganti evropian ka marrë tri pikë falë fitores së lehtë në shtëpi ndaj Islandës me rezultat të thellë 3-0.

Vendasit treguan se janë të vendosur në minutat e para të ndeshjes, kur Serge Gnabry asistoi për Leon Goretzkan i cili shënoi për 1-0 pas tre minutave lojë.


Vetëm katër minuta më vonë, gjermanët ngritën epërsinë në 2-0.

Leroy Sane ktheu një top për Kai Havertz i cili me një gjuajtje të fuqishme brenda zonës realizoi për 2-0.

Me epërsinë prej dy golave të vendasve përfunduan 45 minutat e para.

Edhe pjesa e dytë i takoi gjermanëve të cilët realizuan edhe një gol.

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan shënoi nga distanca me një gjuajtje të fortë për 3-0.

Përkundër që vendasit krijuan edhe disa raste tjera shënimi, gola më nuk pati dhe Gjermania mori tri pikët e para.

Pas kësaj fitore, Gjermania prinë në Grupin J me tri pikë, aq sa kanë edhe Rumania që mposhti 3-2 Maqedoninë e Veriut dhe Armenia pas fitores 1-0 ndaj Litenshtajnit. /Telegrafi/