Parlamenti Evropian ka mbështetur kërkesën për liberalizim të vizave për Kosovën.
Kështu ka thënë raportuesja e Kosovës në Parlamentin e Evropës, Viola von Cramon, e cila ka mbajtur një fjalim gjatë diskutimit të raporteve të progresit për vendet e Ballkanit Perendimor.
“Në votimet plenare për raportin e Kosovës, shumica dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe i bëjë thirrje të veprojë Parlamentit të BE-së”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Twitter.
Ajo më tutje ka treguar se për liberalizimin e vizave kanë votuar 472 eurodeputetë, 165 ishin kundër gjersa 41 sosh kanë abstenuar, transmeton Telegrafi.
In the plenary votes for #Kosovo report @Europarl_EN overwhelming majority supports #visaliberalisation #visalib for the citizens of Kosovo & calls the @EUCouncil to act
472 in favour/165 against /41 abstention
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) March 25, 2021
Ndërkohë, gjatë raportimit në Parlamentin e Evropës, Cramon ka inkurajuar Kosovën të vazhdojë me reformat e brendshme.
“Raporti gjithashtu inkurajon Kosovën të bëjë më shumë përpjekje për çështje të ndryshme të brendshme dhe lokale. Midis tyre tema si ndryshimi i klimës, politika arsimore, dhuna me bazë gjinore, për të përmendur vetëm disa … Qeveria e Kosovës duhet të kalojë reformat dhe zbatojë ato vazhdimisht”, tha ajo.
Ndryshe, Komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Olivier Varhelyi pohoi se Komisioni Evropian pajtohet se është koha që të liberalizohen vizat për Kosovën, por që vendimi duhet të merret nga vendet anëtare të BE-së, prandaj ky institucion inkurajon autoritetet e Kosovës që t’u drejtohen anëtarëve dhe të punojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri