LAJMI I FUNDIT:

Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Varhelyi ka tri mesazhe për Qeverinë e Kosovës

Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Varhelyi ka tri mesazhe për Qeverinë e Kosovës

Kosova po përballet me një moment kritik gjersa Evropa pret që pa vonesë të zgjedhet një president  pas formimit të qeverisë. 

Të dyja palët po i japin përparësi reformave dhe angazhimit në dialog, i cili duhet të sjell një marrëveshjeje të detyrueshme, tha Oliver Varhelyi, komisioner i zgjerimit. Çelësi i stabilitetit në rajon është që Serbia të qëndrojë në rrugën e Bashkimit Evropian tha ai.


Një sesion plenar i Parlamentit Evropian është duke u zhvilluar në Bruksel, kushtuar Ballkanit Perëndimor, ku do të paraqiten raportimet për Serbinë dhe Kosovën.

Komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Varhelyi pohoi se Komisioni Evropian pajtohet se është koha që të liberalizohen vizat për Kosovën, por që vendimi duhet të merret nga vendet anëtare të BE-së, prandaj ky institucion inkurajon autoritetet e Kosovës që t’u drejtohen anëtarëve dhe të punojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje, transmeton Telegrafi.

“Është një moment kritik për Kosovën”, tha hungarezi duke shtuar se qytetarët e Kosovës sapo kishin dhënë votën e tyre për qeverinë e re, prandaj ai kishte tre mesazhe.

“Është e një rëndësie themelore që të formohen institucione të reja dhe që presidenti të zgjidhet tani pa vonesa të mëtejshme”, është mesazhi i parë.

“Qeveria të jetë e angazhuar për zbatimin e reformave gjersa Këshilli Evropian ka mirëpritur prioritet e Lëvizjes Vetëvendosje – luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimin ekonomik dhe se tani mbetet që qeveria e re e Kosovës të zbatojë këto reforma”, tha ai.

Çështja e dialogut me Beogradin mbetet thelbësore, vuri në dukje Varhelyi në mesazhin e tretë.

“Qeveria e re duhet të vazhdojë angazhimin e saj për dialog, i cili është thelbësor për normalizimin e marrëdhënieve mes dyja vendeve”, tha Komisioneri i Zgjerimit.

Von Cramon në Parlamentin Evropian: Koha që BE-ja të mbajë premtimin e heqjes së vizave për Kosovën
Lexo po ashtu Von Cramon në Parlamentin Evropian: Koha që BE-ja të mbajë premtimin e heqjes së vizave për Kosovën

Ndryshe, Viola von Cramon, raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, ka mbajtur një fjalim në seancën plenare teksa ka folur rreth liberalizimit të vizave.

Ajo ka bërë thirrje që të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën, pasi në të kundërtën “po humbim besimin e qytetarëve të Kosovës”. /Telegrafi/