Ushtarët e “dëgjueshëm” të Vladimir Putinit, ekzistencën e të cilëve Kremlini e ka mohuar për gjashtë vjet, janë dalë përsëri në qendër të vëmendjes – ashtu si Ministria ruse e Punëve të Jashtme dhe shërbimet sekrete të sigurisë – shpesh janë aktiv në bërjen e “veprave të mira” në Republikën e Afrikës Qendrore.
Informacioni i publikuar në internet ka zbuluar se Kremlini ka qenë duke përdorur rregullisht armë kimike kundër “kryengritësve” lokalë ose “luftëtarëve të lirisë”. Pavarësisht se kush dhe pse po lufton, ky është një rast tjetër kur Rusia përdor armë kimike që nuk duhet as t’i ketë, gjë që tregon se Moska nuk ka qenë në përputhje me detyrimet që ka ndërmarrë për t’i prodhuar këto armë.
“Mercenarët e kompanisë private ushtarake Wagner janë heronj në luftën kundër terrorizmit ashtu si pilotët e Forcave të Armatosura, këmbësorët, trupat speciale, punonjësit e GRU-së dhe FSB-së. Kjo nuk është diçka për t’u turpëruar, është diçka për t’u krenuar”, kishte deklaruar hapur Kremlini.
Kjo deklaratë erdhi menjëherë pas rrëzimit të helikopterit “SA 341 Gazelle” në Afrikën Qendrore, që i përkiste grupit paramilitar Wagner. Incidenti ndodhi afër një rruge të rëndësishme strategjike që siguron dërgesat e “ushqimeve” në kryeqytetin Bangui, i cili ka qenë i rrethuar nga kryengritësit.
Këta helikopterë përdoren nga rusët për të sulmuar rebelët dhe për të evakuuar mercenarët e plagosur, që do të thotë se helikopteri i rrëzuar po barte një mercenar të plagosur të rangut të lartë, që ishte nisur drejt kryeqytetit për të marrë mjekim. Kremlini kishte shpjeguar se helikopteri ishte detyruar të bënte një ulje emergjente pasi mori flakë për shkak të një rrjedhje karburanti, duke shtuar se piloti dhe “instruktori” i bordit mbetën të vdekur në vend.
U deshën disa ditë që informacioni rreth rrëzimit të helikopterit të bëhej publik, duke treguar se rusët po përpiqeshin ta mbanin incidentin të fshehtë. Ngjarja kishte ndodhur shumë herët, pasi Rusia nuk flet kurrë për humbjet e pësuara nga Wagner në Afrikë Qendrore, sepse sipas Kremlinit mercenarët e Wagnerit “pothuajse” nuk ekzistojnë atje dhe për këtë arsye nuk mund të marrin pjesë në asnjë operacion luftarak.
Regjimi rus zyrtarisht pohon se ka specialistë ushtarakë të Forcave të Armatosura në Republikën e Afrikës Qendrore, por që ata nuk marrin pjesë në operacione luftarake.
Sidoqoftë, gazetari dhe deputeti i Dumës në Moskë, Andrey Medvedev mendon ndryshe.
“Po të mos ishte për Wagner, regjimi në Afrikë Qendrore do të ishte zhdukur shumë kohë më parë, pasi që mercenarët rusë ishin ata që përgatiten ushtrinë dhe çliroi 25 për qind të territorit të vendit nga njësitë rebele. Mercenarët e Yevgeny Prigozhinit kanë krijuar një korridor midis Banguit dhe Kamerunit”, thotë Medvedev.
Sipas Raportit të Afrikës, në vitin 2018 kishte 450 mercenarë të Wagner në Afrikë Qendrore, por deri në vitin 2020 ky numër ishte rritur në më shumë se 1,000.
Më 2 mars 2021, gazeta lokale Le Nouveau Centrafrique botoi prova se forcat ruse ose mercenarët e Prigozhinit, vazhdimisht përdorin armë kimike kundër kryengritësve në vend. Ky veprim është një shkelje e Konventës së Armëve Kimike.
Rusia po përdor të njëjtat taktikat e pista në Republikën e Afrikës Qendrore, si ato në Siri. Përdorimi i armëve kimike kundër fermerëve në këtë pjesë të Afrikës dëshmon se Wagner nuk është një njësi elitare luftarake për të cilën duhet të krenohet Rusia, por përkundrazi një turmë oportunistësh të etur për gjak, të cilët nuk janë të aftë të kryejnë operacione efektive luftarake. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe