LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Nuk kemi luajtur bashkë gati një vit, duhet të kthehemi në një ritëm

Berisha: Nuk kemi luajtur bashkë gati një vit, duhet të kthehemi në një ritëm
(Foto: Screenshot/FFK)

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, e ka shoqëruar trajnerin Bernard Challandes në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore ndaj Lituanisë.

Të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, skuadra jonë është nikoqire e lituanezëve në një sfidë parapërgatitore për takimet kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.


Berisha e konsideron të rëndësishme këtë miqësore për faktin se lojtarët mund t’i zhvillojnë disa minuta së bashku para ndeshjes së rëndësishme kundër Suedisë që zhvillohet në fundjavë.

“Edhe për mua si lojtar, por edhe për neve si ekip, ma merr mendja që këto tri lojë (ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës) janë të rëndësishme”.

Challandes tregon rëndësinë e miqësores ndaj Lituanisë
Lexo po ashtu Challandes tregon rëndësinë e miqësores ndaj Lituanisë

“Por, edhe e para, miqësorja është e rëndësishme se s’kemi luajtur bashkë gati që një vit, krejt lojtarët s’jemi grumbulluar dhe duhet të kthehemi përsëri me një ritëm, për t’ia nisur prej zeros (vitin) 2021”.

“Ma merr mendja që me rëndësi është loja e parë miqësore, që të merret me entuziazëm për të hyrë në dy ndeshjet që janë më të vështira dhe më të rëndësishme”, është shprehur futbollisti i Rennes. /Telegrafi/