LAJMI I FUNDIT:

Dënohen 19 biznese dhe largohen klientët në 24 të tjera për mosrespektim të masave anti-COVID-19

Dënohen 19 biznese dhe largohen klientët në 24 të tjera për mosrespektim të masave anti-COVID-19

Me qëllim të zbatimit të masave anti COVID-19, mbrëmë, inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) bashkë me Policinë e Kosovës, gjatë inspektimeve në lokalet e gastronomisë për mosrespektim të masave COVID-19, kanë shqiptuar 19 gjoba juridike, si dhe kanë larguar klientët në 24 lokale, raporton KosovaPress.

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi thotë se kanë intensifikuar kontrollet për mbikëqyrje të zbatimit të masave COVID-19, ku vetëm mbrëmë gjatë natës së premte në regjion të Prishtinës, gjatë inspektimeve në lokalet e gastronomisë për mosrespektim të masave COVID-19, janë shqiptuar 19 gjoba juridike dhe janë zbrazur nga klientët 24 lokale.


“Duke parë se numri i të infektuarve është rritur ditëve të fundit, do të ketë rigorozitet në kontrolle. Masat duhet të respektohen, në të kundërtën nuk do të bëhen tolerime. Secili shkelës do të marrë ndëshkime. Shëndeti i popullit është mbi gjithçka”, thekson Thaçi për KosovaPress.

Ai pohon se si organe mbikëqyrëse ligjëzbatuese do të punojnë sipas mandatit për të ndikuar në ulje të numrit të të prekurve nga COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori