Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka shkarkuar guvernatorin e Bankës Qendrore, i cili në katër muajt e tij në detyrë kishte fituar lavdërimin e investitorëve për rritjen e normave të interesit dhe premtimin e politikave më të forta monetare.
Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, në një dekret të botuar në Gazetën Zyrtare herët të shtunën, presidenti Erdogan njoftoi largimin e Naci Agbal, një ish-ministër i Financave.
Ai do të zëvendësohet nga një profesor bankar i cili ka argumentuar për norma më të ulëta interesi.
Agbal u soll për të udhëhequr bankën qendrore pasi lira turke arriti nivelet rekord dhe inflacioni u rrit.
Erdogan është haptas kundër normave të larta të interesit, duke pretenduar se nivele të larta shkaktojnë inflacion.
Ai ka bërë presion në bankën qendrore për të mbajtur nivele të ulëta, që sipas kritikëve “pavarësia e bankës qendrore është dëmtuar rëndë nga presioni politik”.
Dekreti i Erdogan të shtunën emëron Sahap Kavcioglu si kreun e ri të bankës qendrore.
Kavcioglu është një profesor bankar dhe një kolumnist në një gazetë pro-qeveritare ku ai ka argumentuar për norma të ulëta interesi.
Ai më parë shërbeu si politikan në partinë qeverisëse të Erdoganit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit