LAJMI I FUNDIT:

Sot merret vendimi për pushimin pranveror në shkolla

Sot merret vendimi për pushimin pranveror në shkolla
Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës sot pritet që të marr vendim lidhur me pushimin pranveror për nxënësit e të gjitha niveleve arsimore.

Kështu është thënë përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit.


“Pas analizës së situatës me COVID-19 është marrë vendim që sot në orën 15:00 të mblidhet Komiteti antiCOVID -19, ku edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi antiCOVID-19”, thuhet në njoftim.

Kjo vjen pas një takimi që kaq pasur sot kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, me Ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, Drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani, Ministrin në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, Zëvendësministrin në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj, përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe të Këshillit të Prindërve.

Propozohet që nga 22 marsi të gjitha nivelet arsimore në pushim një javor, nesër merret vendimi
Lexo po ashtu Propozohet që nga 22 marsi të gjitha nivelet arsimore në pushim një javor, nesër merret vendimi

Ndryshe ditë më parë MASh ka propozuar që java e ardhshme nga 22 marsi të jetë pushim në institucionet arsimore.

“Nga data 22 mars 2021, të ketë pushim një javor në arsimin parauniversitar dhe në fund të kësaj jave të vlerësohet gjendja epidemiologjike dhe të vendoset për format më të mira të zhvillimit të procesit mësimor në periudhën në vijim.

– Institucionet parafillore të mos e ndërprejnë aktivitetin edukativo – arsimor.

-Institucionet e arsimit të lartë të mbajnë fizikisht vetëm punën praktike dhe laboratorike, ndërsa ligjëratat në lëndët teorike të mbahen online”, kishte njoftuar MASh-i. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori