LAJMI I FUNDIT:

Shkup: 65-vjeçari prej dje pret nëpër korridore që të hospitalizohet

Shkup: 65-vjeçari prej dje pret nëpër korridore që të hospitalizohet
Foto: A1on

Me saturim 80 dhe në gjendje të vështirë shëndetësore, 65-vjeçare Safet Shakir pret nëpër korridoret e spitaleve që të hospitalizohet. Familja e tij në pamundësi për të bërë diçka, është drejtuar tek mediumet për ndihmë.

Ata për “A1on” thonë se me orë të tëra enden nëpër klinika, në covid-qendra, por i refuzojnë me arsyetimin se nuk ka vend. Në ndërkohë Shakir, pret në korridorin e Klinikës për Traumatologji, pasi mbrëmë është kthyer nga Klinika Infektive dhe Klinika për Neurologji, ku ka covid-qendra.

“Babai im është diabetik, me sëmundje në zemër dhe saturim 80. Prej dje në mbrëmje tentojmë që të hospitalizohet, por kot. Jemi të humbur. Njeriu mezi merr frymë, ndërsa me orë të tëra presim në korridor të spitaleve, askush nuk na thotë asgjë”, tha djali i tij, Aret.


Testin pozitiv për COVID-19, Shakir e ka marrë dje në një spital privat, prej ku i kanë thënë se menjëherë duhet të hospitalizohet.

“Nuk kemi të holla për të paguar hospitalizim në spital privat dhe menjëherë erdhëm në Klinikën Infektive. Prej atje na dhanë dokument në të cilin thuhet se duhet të hospitalizohet. U kthyem në shtëpi, këtë mëngjes iu përkeqësua gjendja, e thirrëm ndihmën e shpejtë, ata erdhën, por nuk dijnë ku të na dërgojnë”, tha djali i pacientit.

Ndryshe, sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i përgjithshëm i personave pozitiv që janë të shtruar në departamentet infektive në të gjithë vendin është 1082, ndërsa thonë se ka 340 shtretër të lirë në covid-qendrat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Lajme

"Bënin jetë luksi”, media britanike: Bosëve të bandave shqiptare u jepej leja e qëndrimit në Britani, martoheshin me gra nga vendet e BE-së

Lajme
Familja e Liridon Rexepit të arrestuar në Turqi: Ai është i pafajshëm

Familja e Liridon Rexepit të arrestuar në Turqi: Ai është i pafajshëm

Lajme
Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Drejtësi
Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Lajme
Kalo në kategori