LAJMI I FUNDIT:

Pas Gjermanisë, Franca dhe Italia pezullojnë vaksinën AstraZeneca të COVID-19

Pas Gjermanisë, Franca dhe Italia pezullojnë vaksinën AstraZeneca të COVID-19

Pas Gjermanisë, edhe Italia dhe Franca kanë pezulluar programin e vaksinimit të popullatës së tyre me vaksinën e AstraZeneca.

Agjencia italiane e ilaçeve ka ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca të COVID-19, “si një masë paraprake dhe përkohshme”, në pritje të një takimi të Agjencisë Evropiane të Barnave, njoftoi të hënën agjensia italiane AIFA.

“AIFA ka vendosur të zgjasë ndalimin e përdorimit të vaksinës AstraZeneca të COVID-19 në të gjithë vendin si një masë paraprake dhe përkohësisht, në pritje të vendimeve të EMA. Ky vendim u mor në përputhje me masa të ngjashme të miratuara nga vendet e tjera evropiane”, tha agjencia në një deklaratë, raporton cnn.


Edhe Gjermania pezullon përdorimin e vaksinës së Oksford-AstraZeneca
Lexo po ashtu Edhe Gjermania pezullon përdorimin e vaksinës së Oksford-AstraZeneca

Franca gjithashtu ka pezulluar përdorimin e vaksinës së coronavirusit të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit në pritje të rishikimit nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të martën, tha presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Ne kemi vendosur të pezullojmë përdorimin e AstraZeneca si një masë paraprake dhe shpresojmë ta rifillojmë atë shpejt nëse këshillat e EMA e lejojnë atë”, tha Macron gjatë një konference shtypi të hënën.

Vendimi ndjek një numër vendesh të tjera evropiane që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca në pritje të vlerësimit të mëtejshëm, pavarësisht pohimeve nga Komiteti i Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar për Vaksinat dhe Imunizimet (JCVI) se vaksina është “testuar rigorozisht për sigurinë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Amerika
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Botë
Kalo në kategori