LAJMI I FUNDIT:

Edhe Gjermania pezullon përdorimin e vaksinës së Oksford-AstraZeneca

Edhe Gjermania pezullon përdorimin e vaksinës së Oksford-AstraZeneca

Gjermania e ka pezulluar përdorimin e vaksinës Oksford-AstraZeneca pas këshillës nga rregullatori i saj kombëtar për të hetuar raportet e mpiksjes së gjakut.

Përveç Gjermanisë edhe disa vende të tjera evropiane e ndoqën po këtë shembull si një masë paraprake, transmeton Telegrafi.


Në mesin e këtyre vendeve është Irlanda, Holanda, Danimarka, Norvegjia, Bullgaria dhe Islanda.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila deklaroi të hënën se paneli i saj këshillues po shqyrtonte raportet në lidhje me vaksinën Oksford-AstraZeneca, por sipas organizatës nuk kishte prova se ndonjë incident shëndetësor ishte shkaktuar nga vaksina.

Monitoroi më shumë se 17 milionë njerëz, AstraZeneca thotë se nuk gjeti prova të mpiksjes së gjakut nga vaksina e saj
Lexo po ashtu Monitoroi më shumë se 17 milionë njerëz, AstraZeneca thotë se nuk gjeti prova të mpiksjes së gjakut nga vaksina e saj

Përveç, OBSH-së, reagime ka pasur edhe nga vetë kompania farmaceutike AstraZeneca, e cila potencoi të dielën se një rishikim i të dhënave të sigurisë të njerëzve të injektuar me vaksinën e saj kundër COVID-19, nuk ka treguar prova të një rreziku të rritur të mpiksjes së gjakut. /Telegrafi/