Cila ishte gjëja e fundit që të bëri me nerva sot? Trafiku i pamenaxhueshëm? Rrëmuja e fëmijëve nëpër shtëpi apo komenti pa takt i koleges nga zyra ngjitur?
Çfarëdo lloj gjëje mund t’ju ketë nervozuar, por çështja është sa kohë ju zgjat zakonisht ky lloj inati. Një orë, një ditë apo ashtu ju kalon gjithë java?
Sipas studimeve të publikuara nga ekspertë të Harvard-it, thuhet se inati duhet të zgjasë maksimumi 90 sekonda.
Për të ndjerë një lloj emocioni ne duhet të mendojmë diçka që më pas stimulon trurin të japë një përgjigje përmes reagimit të trupit.
Koha që i duhet gjithë këtij procesi zgjat vetëm 90 sekonda dhe nëse ju qëndroni të nxehur për më shumë se 1 minutë e gjysmë, ndodh sepse e rikujtoni historinë në trurin tuaj.
Sa herë e bëni këtë, ju ri-aktivizoni përgjigjen e trurit. Sa herë që zgjidhni të mendoni për gjëra që ju lëndojnë, krijoni një përgjigje fizike në trupin tuaj, shkruan Anabel.
Duke kujtuar në mënyrë të përsëritur, jo vetëm që do të mbani më gjatë në tru një hapësirë negative, por do të bëni që trupi juaj të përjeton dhimbjen që krijohet nga zemërimi.
Një tjetër përfundim interesant i këtij studimi është se askush s’ka fuqinë për të na zemëruar. Askush s’mund të stimulojë emocionet dhe nervat tona nëse ne nuk ia lejojmë. Truri ngacmohet vetëm nga mendimet tona, nga askush tjetër.
Pra pa lejen tuaj, askush s’mund t’ju bëjë me nerva. Herën tjetër që do të nxeheni vini re sa kohë do t’ju zgjasë dhe mos e rimendoni kurrsesi situatën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare