Shefi ekzekutiv i kompanisë Frakton, Çelik Nimani në një intervistë për Telegrafi.com me gazetarin Albert Spahiu, ka thënë se, jostabiliteti politik në Kosovë po ndikon në investimet afatgjata të sektorit të teknologjisë se informacionit dhe komunikimit.
Nimani ka thënë se, Kosova ka një popullatë mjaftë të talentuar në në këtë sektor, por se sektori i arsimit është mbrapa në krijimin e kuadrove që të punësohen nga kompanitë e IT-së.
“Nëse i shohim raportet e fundit, shohim se Kosova ka një popullatë mjaftë të talentuar në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe teknologjisë, e cila është kryesisht e vetë mësuar, ku kjo na jep indikacionet se sektori i arsimit është mjaftë mbrapa në këtë pjesë dhe sektori publik e privat nuk është duke bërë mjaftueshëm në krijimin e kuadrove që të punësohen nga kompanitë e IT-së. Rrjedhimisht kompanitë e IT-së janë duke i trajnuar e aftësuar në bazë ta asaj që kanë mësuar vetë”, thotë Nimani.
Sipas tij, sektori i IT-së gjatë pandemisë COVID-19 ka pasur një përshpejtim të procesit të punës.
“Gjatë kohës së pandemisë COVID-19, klientët e huaj e kanë filluar ta kuptojnë se si është të punohet nga distanca, po ashtu kanë filluar ta krijojnë një lidhje më të madhe me ne, pra ka qenë një ndikim pozitiv, ku kjo ka sjellë krijimin e mundësive të reja. Sektori i IT-së, në mesin e pandemisë ka pasur një përshpejtim të procesit të punës, për arsyen se secili ka shikuar të zhvillohet apo për ta shpalosur ndonjë proces në dixhitalizimin e tyre”, shprehet ai.
Nimani tregon se institucionet kanë bërë pak për këtë sektor dhe se sipas tij, mungesa e një qeverie stabile po ndikon në investimet afatgjata në këtë sektor.
“Realisht institucionet kanë bërë pak ose pothuajse hiç në këtë pjesën e tonë. Kur dalim të pjesa e detyrave që duhet t’i kryej shteti, ku pjesa më e rëndësishme për neve do të ishte që të kemi një qeveri stabile, e cila po reflekton çdo bashkëpunim tonin. Gjithmonë është temë diskutimi ajo se çfarë po ndodh me skenën politike, sepse investimet afatgjata kur nuk ka stabilitet politik kanë ndikim”, tregon Nimani.
Për sa i përket outsource, ai thotë se Kosova ka pasur zhvillim në këtë pjesë.
“Kur themi Outsourcing nuk është vetëm ideja që t’i tërheqim investitorët e huaj të vijnë në Kosovë, po ashtu është në interes që t’i tregojmë botës që në vendim tonë ka diçka përtej lajmeve politike”, tha ai.
Në këtë intervistë, Nimani ka folur edhe për potencialet e Kosovës për tërheqjen e investitorëve të huaj në sektorin e TIK-ut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent – një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'