Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës bëri të ditur se bazuar në rezultatet e deritanishme dhe nëse vendimet e PZAP-it nuk ankimohen në Gjykatën Supreme dhe kjo e fundit nuk vendos ndryshe, i bie që do të ndryshojë edhe konfiguracioni politik i Kuvendit.
Cakolli në një deklaratë për Telegrafin tha se me vendimet e fundit të PZAP-it sa i përket votave të komuniteteve, boshnjak, rom dhe lidhur me votat e një prej kandidatit të AAK-së i është dhënë një drejtim i mbarë i procesit zgjedhor dhe në radhë të parë është siguruar kushtetutshmëria sa i përket përfaqësimit të komuniteteve.
“Bazuar në rezultatet e deritanishme nëse këto vendime nuk ankimohen në Supreme dhe Supremja nuk vendos ndryshe, i bie që do të ndryshojë edhe konfiguracioni politik i Kuvendit. Zonja Adriana Hoxhiq do të mbetet jashtë kuvendit dhe me shumë gjasë pozitën e deputetes do ta zë zonja Duda Balje”, tha ai.
Cakolli tha më tej se tek votat e komunitetit rom mbetet të shihet a do ta humbin mandatit e dytë.
“Sa i përket votave të kandidatëve brenda listës së AAK besoj që vendimi në formatin që e ka publikuar PZAP është i domosdoshëm dhe rinumërimi i këtyre votave me kusht do të ofrojë pasqyrë më të qartë, a ka pasur njëmend skema të manipulimit të qindra votave të kandidatëve brenda listave të njëjta të subjekteve politike”, tha më tej Cakolli.
Sipas tij, në rast se vërtetohet se ka skema të manipulimit të votave me kusht dhe të diasporës padyshim do të ketë hije të keqe të procesit zgjedhor, ndonëse nuk cenohet në esencë integriteti i procesit meqenëse pikërisht ky vendim për rinumërim do të rrisë besueshmërinë e publikut në këtë proces.
“Sa i përket votave të komuniteteve, ne kemi vlerësuar se çështja e votave të komuniteteve ka ngjallë dyshime të shumta dhe në fakt adresimi i tyre përbën avancim të procesit zgjedhor sepse korrigjohen gabimet”, tha ai.
Cakolli foli edhe për kohën se kur pritet të ndodhë certifikimi i zgjedhjeve.
“Unë besoj që do të marrë kohë nëse KQZ do të presë vendimet e Supremes për rinumërim, ka fare pak gjasa ose aspak që certifikimi i zgjedhjeve të ndodhë në këtë javë. Tashmë fillon të rrjedh afati 24 orësh për Gjykatën Supreme, e njëjta ka 72 orë për t’i adresuar këto shqetësime.
Nëse merret trendi i zakonshëm i 45 tavolinave të numërimit, atëherë votat me kusht dhe të diasporës për AAK do të mund të numëroheshin brenda 1 ose 2 ditë. Duke pasuar sërish një afat 24 orësh të ankimimit në PZAP, i bie që do ta përmbyllim këtë proces nga fillimi i javës së ardhshme”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Lumbardh Salihu pritet nga familja Rugova: Jam i nderuar, Ibrahim Rugova mbetet heroi im politik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti