LAJMI I FUNDIT:

Bekim Jashari: Ushtria jonë radhitet krahas ushtrisë së SHBA-së dhe NATO-s

Bekim Jashari: Ushtria jonë radhitet krahas ushtrisë së SHBA-së dhe NATO-s

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari në fjalën e tij në paradën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për nder të Epopesë së UÇK-së ka thënë se sakrifica shekullore e popullit si dhe lufta dhe gjaku i derdhur i të rënëve është bazamenti i shtetit të demokratik të Kosovës.

Jashari po ashtu tha se të rënët kanë lënë amanet që ta zhvillojnë shtetin e Kosovës, në mënyrë siç tha ai që të rinjtë dhe gjenerata e ardhshme ta gjejnë perspektivën në vendin e tyre.


“Sakrifica shekullore e popullit tonë si dhe lufta dhe gjaku i derdhur është bazamenti i shtetit tonë demokratike. E kemi amat që ta duam he ta zhvillojmë në mënyrë që të rinjtë tanë dhe gjeneratat ta gjejnë perspektivën në Kosovë. Duhet të jemi të bashkuar që të jetësojmë amanetin e të rënëve”, ka thënë Jashari.

Ai po ashtu tha se Kosova sot ka ushtrinë e saj e cila radhitet në mesin e ushtrive për ruajtjen e paqes në botës, krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe NATO-s.

“Sot kemi ushtrinë tonë që tashmë radhitet në mesin e  ushtrive tjerë për ruajtën e paqes në botë, krahas SHBA-së dhe NATO-s. Të rënët në altarin pavarësisë sollën lirinë dhe pavarësinë. Jetësojmë vullnetin e tyre vetëm duke zhvilluar shtetin”, tha ndër të tjera Jashari. /Telegrafi/

Parada e FSK-së /Foto: Ridvan Slivova
Parada e FSK-së /Foto: Ridvan Slivova
Parada e FSK-së /Foto: Ridvan Slivova
Parada e FSK-së /Foto: Ridvan Slivova
Parada e FSK-së /Foto: Ridvan Slivova

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori