Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, për Kuvendin e Kosovës për vitin 2021, e cila pritet të konstituohet pas përfundimit të afateve ligjore për ankesa dhe parashtresa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Albana Rexha nga Demokraci Plus (D+) në një intervistë për Telegrafin ka thënë se gjasat për formimin e Qeverisë së Kosovës janë shumë të mëdha që të bëhet shumë shpejt, pasi siç tha ajo për herë të parë në historinë e Kosovës një parti politike (Lëvizja Vetëvendosje) ka arritur të marrë një numër të madh të votave.
“Pas shpalljes së rezultateve sot nga KQZ-ja kemi vërejtë një përbërje më ndryshe të parlamentit krahasuar nga herët e kaluara. Kjo pasi që për herë të parë në historinë e Kosovës një parti politike, pra LVV-ja ka arritur të marr një numër kaq të madh të deputetëve, pra 58 deputetë. Duke e pasur këtë numër të madh të deputetëve vlerësoj se nuk do të jetë e vështirë formimi i qeverisë së re, pasi që duhet një shumicë e thjeshtë e votave prej 61 deputetëve”, tha ajo.
Ajo po ashtu tha se është për t’u përshëndetur numri më i madh i përfaqësimit të grave deputete të dala nga këto zgjedhje, në Kuvendin e Kosovës.
“Sa i përket përbërjes së Kuvendit janë disa aspekte që duhet veçuar, përveç numrit të madh të votave dhe deputetëve që ka marrë kjo parti është gjithashtu dhe numri më i madh i përfaqësimit të grave në Kuvend”, theksoi Rexha.
Sipas saj, numri i madh i deputetëve të LVV-së do ta lehtësojë formimin e qeverisë së re e cila siç shprehet Rexha do të çojë përpara agjenda legjislative në mënyrë të suksesshme.
“Numri i madh i deputetëve të Kosovës përveç që e lehtëson formimin e qeverisë së re në bashkëpunim me partitë tjera minoritare jo serbe, do të jetë shumë më e lehtë të çohet përpara agjenda legjislative në mënyrë më të suksesshme se sa herët e kaluara. Besoj që përveç kësaj do të diskutohen dhe tema të tjera shumë më substanciale në kuvendin e ri, siç është zhvillimi ekonomik e shëndetësia, të cilat janë brenga për qytetarët. Po ashtu edhe prioritetet në dialogun e jashtëm siç është dialogu me Serbinë apo anëtarësimi i Kosovës në organizatat e huaja internacionale”, tha tutje Rexha nga D+.
Sa i përket konsolidimit të institucioneve duke përfshirë zgjedhjen e presidentit, qeverisë dhe kryeparlamentarit, Rexha i sheh tre skenarë të mundshme politike.
“Shoh tre skenarë të mundshme. E para është formimi i qeverisë së re me 61 deputetë dhe të bëhet votimi i presidentit të vendit me propozim të LVV-së, si dhe një marrëveshje politike me njërën nga partitë e mëdha në mënyrë që të kemi kuorum gjatë votimit të presidentit. E dyta që ka më pak gjasa të ndodh është shkuarja në zgjedhjet e reja, por gjithashtu është skenari më së paku i pëlqyer nga të gjithë, pra mos arritja e një kompromisi nga ana e LVV-së me ndonjërën nga partitë e tjera, ose thënë ndryshe bllokimi i votimit nga ana e partive tjera në vend duke përfshi LDK-në, PDK-në dhe AAK-në, edhe pse shoh hapësirë për bashkëpunim me LDK-në nëse ndërrohet kryesia e saj. Dhe e treta për të cilën vlerësoj që ka shumë pak gjasa të ndodh është një koalicion i mundshëm mes LVV-së me njërën nga partitë më të mëdha me qëllim të votimit të presidentes, e rrjedhimisht përfshirjes së asaj partie në qeveri”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
VLEN: BDI është partia e parë e shqiptarëve që i largon shqiptarët nga partnerët e tyre strategjikë perëndimorë
“Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s”, ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Andoni: Urdhri i SHBA-ve kundër njerëzve me rekorde negative në Ballkan, një problem serioz për Berishën
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
PZAP hedh poshtë ankesën e LVV-së për anulimin e certifikimit të Listës Serbe
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?