LAJMI I FUNDIT:

E konfirmon agjenti, Uzuni ka oferta nga Liga Premier dhe Bundesliga

E konfirmon agjenti, Uzuni ka oferta nga Liga Premier dhe Bundesliga

Menaxheri i futbollistit Myrto Uzuni, Franci Bode ka folur për interesimin e madh të klubeve evropiane për sulmuesin shqiptar.

Forma fantastike po shfaq Uzuni në këtë sezon me fanellën e Ferencvaros nuk ka mbetur pa u vëzhguar.


Për sulmuesin e kombëtares shqiptare ka interes nga disa prej kampionateve më të mira evropiane dhe diçka të tillë e ka konfirmuar vetë menaxheri i futbollistit Franci Bode në një intervistë për Infosportin.

Uzuni: Ëndërr të shënoja në sytë e Ronaldos, dua 15 gola me Ferencvaros
Lexo po ashtu Uzuni: Ëndërr të shënoja në sytë e Ronaldos, dua 15 gola me Ferencvaros

“Klube nga Liga Premier dhe Bundesliga më kanë kontaktuar, duke shprehur interesim për Uzunin”.

“Në të kaluarën kemi pasur oferta edhe nga Serie A, megjithatë jemi të fokusuar në sezonin që po zhvillohet”.

Futbollistët shqiptarë që e rritën çmimin e tyre falë paraqitjeve të mira gjatë vitit 2020
Lexo po ashtu Futbollistët shqiptarë që e rritën çmimin e tyre falë paraqitjeve të mira gjatë vitit 2020

“Uzuni është i fokusuar vetëm te klubi i Ferencvaros”, ka thënë Bode.

Ndryshe, Uzuni ka shënuar rregullisht me Ferencvaros në javët e fundit duke udhëhequr skuadrën drejt fitimit të titullit kampion në Hungari.