LAJMI I FUNDIT:

Uzuni: Ëndërr të shënoja në sytë e Ronaldos, dua 15 gola me Ferencvaros

Uzuni: Ëndërr të shënoja në sytë e Ronaldos, dua 15 gola me Ferencvaros
(Foto: Instagram/myrto_uzuni)

Myrto Uzuni, i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme me Ferencvaros në një prononcim për “Zona Gol” në Supersport, foli për sezonin aktual që po zhvillon, por edhe për të ardhmen dhe Kombëtaren.

Sulmuesi beratas u shpreh se për momentin nuk po mendon për ofertat në merkato, por dëshiron të shënojë sa më shumë gola.


Shtatë gola dhe shtatë asistime këtë sezon? – “Për Lokomotivën e Zagrebit ishte histori që arritëm në vend të dytë. Kisha shumë oferta në merkato dhe bashkë me menaxherin tim vendosëm të firmosnim me Ferencvarosin pasi doja të luaja më shumë. Ishte diçka që mungonte dhe mendoj se do të fitojmë titullin kampion. Fituam ndaj një rival direkt dhe shënova gol”.

(Foto: Instagram/myrto_uzuni)

E ardhmja? – “Ndihem shumë mirë te Ferencvaros, klubi po më lejon të shënoj edhe penallti. I kam thënë menaxherit që dua të shënoj 15 gola dhe 10 deri në fund e më pas të mendojmë për të ardhmen. Jam krenar për veten time që kam shënuar në 5 ndeshje radhazi dhe më vjen keq që nuk arrita të thyeja rekordin me 6 gola radhazi”.

Kombëtarja? – “Për çdo lojtar është maja e karrierës që të luash në Kombëtare dhe luaj në çdo pozicion që më vendos trajneri. Këtu në qytet më njohin të gjithë dhe më përshëndesin. Skema që më përshtate më shumë është 4-3-3 ose 4-2-3-1. Për Kombëtaren nuk kam çfarë të them pasi vendos trajneri dhe unë luaj ku do të dojë trajneri”.

Emocionet më të mëdha? – “Kanë qenë dy momente. Kombëtarja ka qenë një emocion i veçantë pasi ka qenë ëndërr. Gjithashtu edhe goli ndaj Juventusit pasi shënova përpara syve të Ronaldos, idhullit tim. Nuk e prisja të shënoja, arrita përpara Cuadrados dhe e dërgova në rrjetë”.

(Foto: Instagram/myrto_uzuni)

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori