LAJMI I FUNDIT:

Një tërmet i fuqishëm godet Iranin, të paktën 40 të lënduar

Një tërmet i fuqishëm godet Iranin, të paktën 40 të lënduar

Një tërmet me fuqi 5.6 të Rihterit goditi Iranin jugperëndimor pranë qytetit Sisakht të mërkurën në mbrëmje.

Si pasojë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të paktën 10 vetë u lënduan, tha televizioni shtetëror.

“Njerëzit në Sisakht dhe qytetin e Yasuj lanë shtëpitë e tyre në panik. Uji dhe energjia elektrike janë ndërprerë në Sisakht”, ka thënë për mediat një zyrtar lokal në provincën Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad.


“Ekipet e shpëtimit dhe ambulancat janë dërguar në zonë. Deri më tani 10 persona janë të lënduar”.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA tha se tërmeti, i ndjerë në disa qytete në rajon, goditi në një thellësi prej 10 kilometrash (6 milje) në 10:05 pasdite.

“Ende nuk ka raporte të viktimave”, tha IRNA. /Telegrafi/