LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj uron 13 vjetorin e pavarësisë, kujton Thaçin e Veselin

Hoxhaj uron 13 vjetorin e pavarësisë, kujton Thaçin e Veselin

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar qytetarët e Kosovës për 13 vjetorin e pavarësisë.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sot me zemër e mendje jemi me liderët e Kosovës që padrejtësisht gjenden në Hagë.

“Për 13 vite me radhë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli punuan çdo ditë për zhvillimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve. Çdo moment të jetës së tyre ia kushtuan përmbushjes së amanetit të dëshmorëve për liri e pavarësi”, ka shkruar Hoxhaj.


Postimi i plotë:

Sot kur festojmë 13 vite shtetësi, me zemër e mendje jemi me liderët e Kosovës që padrejtësisht gjenden në Hagë. Për 13 vite me radhë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli punuan çdo ditë për zhvillimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve. Çdo moment të jetës së tyre ia kushtuan përmbushjes së amanetit të dëshmorëve për liri e pavarësi. Këtë premtim do të vazhdojmë ta mbajmë dhe ta jetësojmë çdo ditë si Parti Demokratike, pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sot Kosova është më e mirë sesa para 13 vitesh. Partia Demokratike do të jetë gardiani i vlerave demokratike sot dhe përgjithmonë. Për qytetarët. Me qytetarët. Urime Dita e Pavarësisë. /Telegrafi/