Pejë- Nëna e dy djemve të vrarë Arsim dhe Ramiz Berisha, e dëmtuara Shake Berisha, ka hedhur akuza të shumta ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Pejës për trajtimin e rastit të saj, në të cilën Berisha, është e dëmtuar.
Ajo ka thënë se prokurori i rastit Agron Galani ishte i korruptuar dhe Gjykata e Pejës i kishte shkelur të drejtat e saj, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Këto akuza nëna e viktimave e ka dhënë në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Pejë, gjatë dhënies së fjalës përfundimtare, ku për vrasjen e Arsim dhe Ramiz Berisha po akuzohet i pandehuri Binak Panxha.
Panxha akuzohet se ka kryer veprën penale të vrasjes të rëndë ndaj vëllezërve Ramiz Berisha dhe Arsim Berisha, më 21 korrik të vitit të kaluar, në pyllin e fshatit Kosuriq të Pejës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Fjalën përfundimtare të dëmtuarës Berisha e lexoi kryetari i trupit gjykues, Sami Sharraxhiu pasi e njëjta nuk shihte mirë.
E dëmtuara Shake Berisha tha se prokurori i rastit, Agron Galani e kishte përfshirë në aktakuzë vetëm të pandehurin Binak Panxha për vrasjen e djemve të saj ndërsa ka liruar edhe të dyshuarit të tjerë, të cilët sipas të dëmtuarës, kanë kryer vrasjen e djemve të saj.
“Këtë vepër e kanë kryer më shumë persona kurse prokurori e ka liruar kriminelët dhe ka akuzuar vetëm një të akuzuar”, tha e dëmtuara Berisha.
Ajo ndër të tjera shtoi se prokurori i rastit Galani ishte i korruptuar pasi i njëjti sipas të dëmtuarës nuk kishte punuar në zbardhjen e vrasjes.
“Prokurori është i korruptuar në këtë krim e spo punon në zbardhjen e vrasjes. Prokurori Agron Galani ka në dorë procedurën për t’i mbrojtur kriminelët dhe më ka thënë se ky sti ka vrarë djemt”, shtoi Berisha.
Ndër të tjera, e dëmtuara shtoi se Prokuroria e kishin lënë të pandehurin Banxha në arrest shtëpiak edhe pse i njëjti kishte kryer vrasjen.
Ajo shtoi se Gjykata e Pejës kishte shkelur të drejtat e saj kur të njëjtën e kishte përjashtuar nga gjykimi.
“As në seancë smë kanë lënë dhe më kanë heke prej seance me polici”, shtoi e dëmtuara Berisha.
E dëmtuara në fund kërkoi nga gjykata që të mos dënohet vetëm i pandehuri, por të gjithë personat që kanë kryer këtë krim.
Në anën tjetër, mbrojtësi i të pandeurit Binak Panxha, avokati Osman Cucoviq tha se nuk ishte provuar se i mbrojturi i tij kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej nga Prokuroria e Pejës.
“Aktakuza nuk ka prova që e argumentojnë fajësinë e të mbrojturit tim. Aktakuza është bazuar në prova materiale që është dashur të përjashtohen nga shkresat e lëndës” tha avokati Cucoviq.
Sipas avokatit Cucoviq ishte vërtetuar se në kohën e kryerjes së veprës penale, i mbrojturi i kishte qenë në shtëpinë e tij.
Ai kërkoi nga gjykata që të mos udhëhiqet nga emocionet e të dëmtuarës Shake Berisha dhe në bazë të ligjit, i mbrojturi i tij të lirohet në mungesë të provave.
Në anën tjetër, prokurori i rastit, Agron Galani fjalën përfundimtare e dorëzoi vetëm me shkrim mirëpo të njëjtën nuk e elaboroi gjerësisht.
Prokurori Galani vetëm shtoi se “gjatë shqyrtimeve kryesore përtej çdo dyshimi të bazuar mirë ishte vërtetuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet”, tha Galani.
Shpallja e aktgjykimit u caktua më 16 shkurt 2021, ora 14:30.
Ndryshe, në seancën fillestare të 17 gushtit 2018, Binak Panxha ishte deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën që i vihet në barrë.
Sipas aktakuzës së ngritur më 13 gusht 2017, nga Prokuroria Themelore në Pejë, Binak Panxha akuzohet se më 21 korrik 2017, rreth orës 21:30, në pyllin e fshatit Kosuriq, ka privuar nga jeta tani të ndjerët, vëllezërit Ramiz Berisha dhe Arsim Berisha.
Në aktakuzë përshkruhet se deri te momenti kritik ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve për shkak të prerjes së pyllit, pronë e familjes së të pandehurit.
Siç thuhet në aktakuzë, në orën 21:00 të natës kritike, tani të ndjerët, vëllezërit Ramiz dhe Arsim Berisha, së bashku me dëshmitarin Jetlir Gashi, ishin nisur me dy qerre me kuaj për të prerë drurë në pyllin e të pandehurit.
“I lënë qerret me kuaj buzë rrugës dhe dëshmitari Jetlir së bashku me Ramizin hynë në pyll dhe pasi nuk vërejnë asgjë, Ramizi i thotë Jetlirit shko merre kalin me qerre se bashku me Arsimin dhe të fillojmë me pre dru”, thuhet në aktakuzë.
Sipas aktakuzës, pasi dëshmitari Gashi, ishte nisur për ta thirr tani të ndjerin, kishte dëgjuar atë duke biseduar me dikë.
Në atë moment, sipas aktakuzës, i pandehuri Binak Panxha me armë automatike shkrep tre fishekë dhe Arsim Berisha niset në drejtim të vëllait të tij Ramiz Berisha dhe përsëri i akuzuari gjuan pandërprerë në drejtim të tyre, duke i privuar nga jeta tani të ndjerët dhe pastaj trupat e tyre i largon nga pylli, duke i tërhequr përafërsisht 61 metra nga vendi i ngjarjes.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Regjistrohet edhe kryeministri Kurti: Ishte proces i thjeshtë dhe i shpejtë
“Kushtëzimi” i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit
Kovaçevski për keqpërdorimet në Agjencinë për Rini dhe Sport: Prokuroria duhet të punojë sipas ligjeve
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit