LAJMI I FUNDIT:

Edhe ambasadorja e Suedisë në Shqipëri infektohet me COVID-19

Edhe ambasadorja e Suedisë në Shqipëri infektohet me COVID-19

Pas ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila njoftoi se është infektuar me Covid, pozitive ka rezultuar edhe diplomatja suedeze në Tiranë.

Ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka rezultuar sot e infektuar dhe do të qëndrojë e izoluar, duke respektuar protokollin.

“Sapo rezultova pozitive me Covid-19. Do të qëndroj e izoluar dhe do të punoj nga shtëpia. Mendimet e mia janë për të gjitha gratë që janë goditur rëndë nga pandemia. Qëndroni të sigurt”, shkruan Hastad.


Vlen të përmendet se Hastad dhe ambasadorja Kim duket se kanë miqësi me njëra-tjetrën. Ato janë parë shpesh nën shoqërinë e njëra-tjetrës në zona të ndryshme të vendit tonë.