LAJMI I FUNDIT:

Florent Hasani prezantohet te skuadra e re Hapoel Kfar Saba

Florent Hasani prezantohet te skuadra e re Hapoel Kfar Saba

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Florant Hasani është prezantuar te skuadra izraelite Hopoel Kfar Saba pas largimit nga hungarezët e Diosgyori.

Klubi izraelit Hapoel Kfar Saba ka konfirmuar dy transferime të bëra gjatë afatit kalimtar të janarit, ku njëri nga ta është vushtrriasi Florent Hasani.


“Klubi i futbollit Hapoel Kfar Saba mirëpret dy lojtarë që nënshkruan sot në klub për një vit e gjysmë – anglezi Jamie Hopcat dhe lojtari i ekipit të Kosovës, Florent Hassani”, thuhet në njoftimin e klubit izraelit.

Florent Hasani largohet nga Diosgyori
Lexo po ashtu Florent Hasani largohet nga Diosgyori

Tutje, faqja zyrtare e Hapoel Kfar Saba ka bërë edhe treguar edhe një historik të shkurtër të reprezentuesit të Kosovës.

“Hassani, 23 vjeç, lojtar sulmues, bëri 8 paraqitje dhe një gol në uniformën e ekipit të Kosovës”.

“Në tre sezonet e fundit ai luajti për ekipin Diosgyorit në ligën e parë hungareze. Ai shënoi 13 gola dhe bëri 7 asistime”.

Në anën tjetër, pas transferimit ka folur edhe vet djaloshi i Kosovës, Florent Hasani.

“Skuadër e re. Vend i ri. Kjo është emocionuese. Jam i lumtur që vijë të luaj këtu dhe falënderoj ata që besojnë në mua”.

“Dëgjova gjëra të mira për kampionatin dhe ekipin. Është koha për të luajtur dhe për të pasur sukses”, ka thënë Florenti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori