Florent Hasani është larguar nga skuadra Diosgyori VTK dhe së shpejti pritet të mësohet klubi i tij i ri.

Reklama

Lajmin e ka konfirmuar vet klubi hungarez përmes një njoftimi në rrjetet sociale duke e falënderuar mesfushorin e Kosovës.

“Faleminderit për gjithçka që ke bërë për klubin! Të urojmë shumë fat në karrierën e mëtutjeshme!”, thuhet në njoftimin e Diosgyorit në Facebook.

Hasani iu bashkua ekipit të Diosgyorit në janar të vitit 2018 dhe që atëherë ka regjistruar 91 paraqitje duke shënuar 10 gola.

Klubi izraelit, Hapoel Kfar Saba, përmendet si destinacion i ardhshëm i mesfushorit të ekipit tonë përfaqësues. /Telegrafi/