LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq paralajmëron mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen

Trajkoviq paralajmëron mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen

Kandidatja për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit nga IQ “Za slobodu pravdu i opstanak” (Për liri, drejtësi dhe mbijetesë” – IQ “SPO”, Rada Trajkoviq, ka filluar fushatën për zgjedhjet parlamentare në Kosovë në Veriun e  Mitrovicës – nga vendi ku ishte vrarë politikani serb Oliver Ivanoviq.

Trajkoviq ka akuzuar Listën Serbe se po bën fushatë të ndyrë dhe se po kufizon e lirinë e opsioneve të tjera politike të komunitetit serb. Ajo thotë se ekziston errësirë ​​mentale te serbët e Kosovës dhe se suksesi i opsionit të saj politik varet nga thyerja e këtij mentaliteti.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, në një intervistë për portalin serb “Kossev”, tha se subjekti i saj politik do të bashkëpunojë me të gjitha opsionet politike që do të fitojnë votën e shqiptarëve të Kosovës, përcjell Telegrafi.


Dhe kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me opsione të tjera politike pas zgjedhjeve, Trajkoviq thotë se do të bashkëpunojë me çdo parti që do ta zgjedhin fituese shqiptarët në Kosovë.

Ajo e sheh si mundësi një marrëveshjeje të koalicionit pas-zgjedhor me Vetëvendosjen.

“Mendoj se z.Kurti dominon në atë nivel për sa i përket mbështetjes midis shqiptarëve dhe normalisht që z.Kurti nuk mund të vetëm, kështu që në të ardhmen sipas të gjitha gjasave do të ketë një koalicion”, tha Trajkoviq.

Trajkoviq ka folur edhe për fushatën e Kurtit në Shtërpcë me përfaqësues të Iniciativës Qytetare “SPO”, duke thënë se urrejtja nuk është më slogan.

Ajo tha se anëtari i IQ “SPO” nga Shtërpca, Cvetko Veljkoviq, së bashku me politikanin Nenad Rashiq, që mbështet këtë opsion politik, dhe udhëheqësi i LVV, Albin Kurti, qëndruan në Shtërpcë në kuadër të fushatës parazgjedhore.

“Ishte një mesazh se urrejtja nuk është slogan, brendnë Kosovë dhe se ekzistojnë forca që mund të punojnë dhe paraqiten së bashku, duke zgjidhur problemet themelore të qytetarëve, siç është problemi në Shtërpcë- përpjekja për shkatërrimin e gjithë ekosistemit dhe dëbimi qytetarëve nga Bjeshkët e Sharrit, pasi do të mbeteshin pa ujë”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I thur lavde babait të tij, Franca dëbon djalin e Osama bin Ladenit

I thur lavde babait të tij, Franca dëbon djalin e Osama bin Ladenit

Botë
Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Evropa
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Uragani Milton niset drejt Floridës, meteorologu emocionohet në transmetim ndërsa flet për intenstitetin e pabesueshëm të stuhisë

Uragani Milton niset drejt Floridës, meteorologu emocionohet në transmetim ndërsa flet për intenstitetin e pabesueshëm të stuhisë

Amerika
Si në filma, evakuohet familja e oficerit të marinës ukrainase në Krimenë e pushtuar – gjithçka ndodhi para “hundës” së FSB-së

Si në filma, evakuohet familja e oficerit të marinës ukrainase në Krimenë e pushtuar – gjithçka ndodhi para “hundës” së FSB-së

Evropa
Irani paralajmëron Izraelin për pasojat në rast se vendosë ta sulmojë

Irani paralajmëron Izraelin për pasojat në rast se vendosë ta sulmojë

Azia
Kalo në kategori