LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Dardana e Vitia të gatshme për ndryshime demokratike

Kurti: Dardana e Vitia të gatshme për ndryshime demokratike

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, në kuadër të fushatës zgjedhore ka qëndruar sot në Dardanë dhe Viti.

“Si asnjëherë më parë, Dardana e Vitia sot ishin stolisur me qytetarë e qytetare, të gatshme për ndryshime demokratike. Nga ekonomia e drejtësia, arsimi e shëndetësia, politika e jashtme dhe kultura, të gjitha duhen reformuar”, ka shkruar Kurti.

“Prandaj, me 14 shkurt masivisht duhet të dalim në votime. Asnjë prej nesh nuk bën të mungojë. Vetëm fitorja me 61+ deputetë siguron ndryshimet e dëshiruara dhe progresin aq të nevojshëm”, ka shkruar lideri i LVV-së.