Procesi i regjistrimit të popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare në Kosovë, i paraparë të mbahet gjatë këtij viti, do të realizohet në vitin 2022, thotë për Radion Evropa e Lirë, Avni Kastrati, drejtor i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
“Për shkak të pandemisë së shkaktuar nga coronavirusi dhe zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në muajin tetor të këtij viti, regjistrimi optimal do të ishte në muajin prill 2022, por ende nuk është vendosur data e saktë”, thotë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Avni Kastrati.
Sipas të dhënave të ASK-së, popullsia e përgjithshme rezidente në fund të vitit 2019, ka qenë 1.782,115 banorë.
Ramadani: Shtyrja e regjistrimit, vendim i gabuar
Shtyrjen e regjistrimit të popullsisë e vlerëson vendim të gabuar Ibrahim Ramadani, profesor në Departamentin e Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës.
Ai thotë se me vetë faktin se në kohë pandemie po lejohet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, regjistrimi i popullsisë nuk mund të paraqesë rrezik për shëndetin e qytetarëve.
“Vonesa e regjistrimit të popullsisë ka ndikim te të gjitha planet dhe planifikimet e institucioneve shtetërore. Së pari ka ndikim te buxheti, si mund të ndahen mjete për komuna pasi numri i popullsisë sipas komunave ndikon në përcaktimin e grantit qeveritar në nivel lokal. Një shkollë për të ndërtuar nuk mundesh pa e ditur potencialin demografikë”, thotë ai.
Regjistrimi i fundit i popullsisë është bërë në vitin 2011. Nga ky proces, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, llogaritet të jetë rreth 1.8 milion banorë. Por, në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovë ( Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut), pasi që në atë kohë ata kishin refuzuar procesin.
Por, në zgjedhjet e ardhshme, Avni Kastrati thotë se “ka një vullnet për pjesëmarrje” nga banorët e katër komunave serbe.
Hoxhiq: Regjistrimi popullsisë, proces politik
Mundësinë e përfshirjes në procesin e regjistrimit të banorëve në komunat serbe, nuk e mohon dhe as pohon Adriana Hoxhiq, nënkryetare e Mitrovicës së Veriut. Ajo në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, shprehet se procesi i regjistrimit është çështje politike.
“Sa i përket regjistrimit të popullsisë, ky është proces politik dhe nuk varet nga komuna, duhet të merret një vendim nga niveli i lartë, pa precizuar se kush e përbënë nivelin e lartë. Siç merret vendimi në nivelin e lartë, ashtu do të bëhet zbatimi në nivelin lokal”, thotë Hoxhiq.
Por, institucionet shtetërore të Kosovës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar duhet të gjejnë mënyra që edhe qytetarët që banojnë në komunat serbe duhet të regjistrohen, sepse në këtë mënyrë mund të dihet numri i saktë i qytetarëve në territorin e Kosovës, thotë Ibrahim Ramadani.
“Normalisht, duhet të gjenden forma se si të depërtohet. Duhet të gjenden regjistrues vendorë, të gjendet bashkëpunimi në atë pjesë dhe të përfundojë procesi i regjistrimit”, thekson ai.
Në procesin e regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive shtëpiake në Kosovë, pritet të punësohen rreth 2.500-7.600 regjistrues, rreth 350-400 mbikëqyrës, si dhe rreth 40-50 trajnues-instruktorë.
Kostoja e përgjithshme e regjistrimit llogaritet të jetë 12 milionë euro apo rreth 6.5 euro për person.
Edhe në Maqedoninë e Veriut është shtyrë regjistrimi i popullsisë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ky proces ishte paraparë të mbahet vitin e kaluar, por është shtyrë për vitin 2021.
Por, opozita maqedonase ka nisur procedurën ligjore për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, që është paraparë të mbahet në muajin prill. Regjistrimi i fundit i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, është zhvilluar në para 19 vjetësh, në vitin 2002.
Në shumicën e vendeve të Ballkanit, si Shqipëri, Mal të Zi, Kroaci dhe Serbi, regjistrimi i popullsisë është realizuar në vitin 2011.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak