LAJMI I FUNDIT:

Ish-trajneri i fitnesit te Reali: Ronaldo mund të luajë deri në moshën 40 vjeçare

Ish-trajneri i fitnesit te Reali: Ronaldo mund të luajë deri në moshën 40 vjeçare
(Foto: Twitter/Cristiano Ronaldo Fans)

Cristiano Ronaldo sot (5 shkurt) i ka mbushur 36 vjet, ndërsa ish-trajneri i tij i fitnesit ka deklaruar se superylli i Juventusit mund të luajë me intensitet të lartë deri në moshën 40 vjeçare.

Giovanni Mauri ka punuar te Real Madridi gjatë kohës së Carlo Ancelottit, ndërsa ka dhënë një intervistë për Tuttosport në ditëlindjen e portugezit.

“Kur erdhi në Itali, kam thënë se ai është një lojtar jashtë normales. Është përshtatur dhe vazhdon të shënojë”.


(Foto: Twitter/Forza Juventus)

“Ai është duke e ndjekur metodën që ia kemi propozuar në Madrid, në të cilën pushimi është pjesë thelbësore e stërvitjeve”.

“Pushimi nuk do të thotë domosdoshmërisht të flesh. Nuk është pasiv, por është i përbërë nga ushtrime specifike që kanë për qëllim arritjen e mirëqenies muskulore, mendore dhe të nyjave”, ka thënë ai.

Padyshim që Mauri nuk ka mundur t’i shmanget pyetjes: “Sa gjatë mund të luajë Ronaldo?”.

“Kam punuar me shumë futbollistë në të katërdhjetat, nga (Paolo) Maldini te (Alessandro) Costacurta. Kur isha te PSG, isha i sigurt se (Zlatan) Ibrahimovic mund të luante deri në moshën 40 vjeçare”.

(Foto: Twitter/Forza Juventus)

“Këta janë të gjithë sportistë me fleksibilitet të madh përkundër forcës së tyre. Ibra kishte lëvizjet e një valltari përkundër peshës prej afro 100 kilogramësh”.

“Cristiano Ronaldo është pjesë e kësaj kategori dhe mund të luajë deri në moshën 40 vjeçare”, ka deklaruar eksperti i fitnesit. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Forza Juventus)

Në trend Sport

Më shumë
Gundogan mbeti tejet i zhgënjyer me sjelljen e dy ish-bashkëlojtarëve të tij tek Barcelona

Gundogan mbeti tejet i zhgënjyer me sjelljen e dy ish-bashkëlojtarëve të tij tek Barcelona

La Liga
Renditet 100 talentët më të mirë në botë - përfundon debati për Endrick dhe Yamal

Renditet 100 talentët më të mirë në botë - përfundon debati për Endrick dhe Yamal

Ndërkombëtare
Salah mund të transferohet falas tek gjiganti italian sezonin e ardhshëm

Salah mund të transferohet falas tek gjiganti italian sezonin e ardhshëm

Serie A
UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

Liga e Kampionëve

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
Joe Joyce parashikon se kush do ta fitojë rimeçin, Fury-Usyk

Joe Joyce parashikon se kush do ta fitojë rimeçin, Fury-Usyk

Boks
Kalo në kategori