LAJMI I FUNDIT:

KQZ publikon listën e plotë të personave që iu është pranuar aplikacioni për votim nga diaspora

KQZ publikon listën e plotë të personave që iu është pranuar aplikacioni për votim nga diaspora

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka publikuar listën me personat që kanë aplikuar për të votuar nga diaspora e që të njëjtëve u është miratuar kërkesa.

Në këtë listë figurojnë emrat e mbiemrat e aplikantëve si dhe datëlindjet e tyre.

Burim Ahmetaj nga QNR sot gjatë mbledhjes së KQZ-së ka thënë se të gjithë personat që nuk e gjejnë veten në këtë listë nënkuptohet se aplikacioni i tyre është refuzuar.

KQZ publikon broshurën e kandidatëve, listës së LVV-së i prin Vjosa Osmani
Lexo po ashtu KQZ publikon broshurën e kandidatëve, listës së LVV-së i prin Vjosa Osmani

Ahmetaj ka thënë se për shkak të kohës së shkurtër ata që refuzohen nuk kanë të drejtë ankese në KQZ, por që të njëjtit nëse kanë dëshmi mund të bëjnë ankesa në PZAP.

Listën e plotë të personave që iu është pranuar aplikimi për votim me postë mund të gjeni KËTU. /Telegrafi/