Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po konsideron marrjen e veprimeve kundër Rusisë, pasi forcat policore të dielën përdorën gazlotsjellës dhe shkopinj gome ndaj protestuesve që kërkonin lirimin e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.
Paralajmërimi u bë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
“Jam thellësisht i shqetësuar nga shtypja e dhunshme”, tha Blinken, në një intervistë televizive.
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se Washingtoni qëndronte pas protestave, duke e quajtur këtë një “ndërhyrje në punët e brendshme të Rusisë”.
Por, Blinken tha se, “qeveria ruse gabon rëndë nëse beson se këto ngjarje kanë të bëjnë me ne”.
Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny u arrestua më 17 janar, pasi arriti në Rusi nga Gjermania, ku ishte trajtuar për disa muaj, pas helmimit në gushtin e kaluar. Ai thotë se pas këtij helmimi qëndron presidenti rus, Vladimir Putin.
Një gjykatë në Rusi i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Prokurorët thonë se Navalny shkeli kushtet e pezullimit të një dënimi më 2014 që kishte të bënte me keqpërdorim fondesh.
Nëse Navalny gjendet fajtor se ka shkelur rregullat e lirimit nga burgu, ai mund të dënohet deri me tre vjet burgim. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit
Konfirmohet se presidenti iranian ka vdekur pas rrëzimit të helikopterit
Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?
Liderët botëror reagojnë ndaj vdekjes së presidentit të Iranit
"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit