LAJMI I FUNDIT:

FSSHK kërkon nga partitë politike t’i respektojnë masat antiCOVID: Më mirë një jetë e shpëtuar se sa një votë më shumë

FSSHK kërkon nga partitë politike t’i respektojnë masat antiCOVID: Më mirë një jetë e shpëtuar se sa një votë më shumë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë bërë apel partive politike garuese në zgjedhje të zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore në kohë pandemie.

Përmes një komunikate për medie, ata dy ditë para se të fillojë fushata zgjedhore kanë kërkuar që të mbrojnë qytetarët e vendit, duke mos u grumbulluar në masë të madhe e duke respektuar rregullat e vendosura nga shteti.


“Nesër fillon zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme me 14 Shkurt 2021, andaj sot Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes kësaj Komunikate apelon tek të gjitha subjektet politike garuese në zgjedhje që të zbatojnë rekomandimet dhe respektojnë masat kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimet për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike. Zbatimi i masave anti COVID-19 është i domosdoshëm dhe i detyrueshëm, çdo veprim tjetër në kundërshtim me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimeve në fuqi për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 mbeten përgjegjësi e liderëve të këtyre subjekteve, kurse në anën tjetër bëhet barrë e institucioneve shëndetësore gjegjësisht punëtorëve shëndetësor të cilët po i bëjnë një vit duke u marr intenzivisht me trajtimin e qytetarëve të infektuar me COVID-19”, thuhet në komunikatë.

Ata kanë thënë se mos respektimi i masave nënkupton rritjen e numrit të infektuarve si pasojë edhe rritjen e numrit të vdekjeve.

“Mos u bëni shkaktar të kësaj të keqeje sepse populli do ju ndëshkoj, të gjithëve pa përjashtim. Andaj edhe njëherë FSSHK kërkon nga subjektet politike që në tubimet e tyre për shpalosje të programeve ta kenë prioritet marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19. Më mirë një jetë e shpëtuar se sa një votë më shumë”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori