Nenad Rashiq nga Partia Progresive e Serbëve në Kosovë gjatë intervistës për “Përballje”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, në Telegrafi.com, ka folur për kërcënimet që po u bëhen serbëve të Kosovës në kohën e zgjedhjeve, për iniciativën që e ka formuar ai me serbë të tjerë me të cilën do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe gjendjen e serbëve në Kosovë.
Rashiq ka thënë se kanë formuar iniciativën “Për Lirinë, Drejtësinë dhe Mbijetesën”, pasi siç tha ai serbët në Kosovë kanë nevojë për liri, drejtësi e mbijetesë, duke theksuar se është i bindur se do të kenë presion nga politikanët serbë, sikur që ka ndodhur edhe herëve të tjera e që janë të afërt me Listën Serbe të përkrahur nga Beogradi.
“Në ditët e fundit në veçanti, shikoni çka në ditët e fundit u bën më së shumti presidenti, pastaj ministrat, paramendoni ai qytetari çka vepron. Unë dua të citoj çka thotë “Kushdo që nuk voton Listën Serbe, ka me humbë pension, skemën sociale, pagën e krejt”. Kjo ndodh vazhdimisht nga Vuçiq. Unë nuk kam dyshim që ka me vazhdu presioni, sepse këtë dinë të bëjnë. Këtë po e bëj sepse mendoj se meritojmë më shumë dhe më mirë”, tha Rashiq për Telegrafin.
Ai u shpreh se rezistenca ka ekzistuar më herët, por se sipas tij koha e gjatë që ka kaluar i ka mundësuar Listës Serbe të zhvillojë metodologjinë, në mënyrë që njerëzit të mos besojnë më se do tu përmirësohen kushtet nëse ankohen.
“Absolutisht do të ndodhë. Rezistenca ka ekzistuar, por vështirë është ta bindni qytetarin që të drejtat e tyre janë të mbrojtura, sepse e kemi historinë, Lista Serbe është tash e 10 vjet. Ata e kanë zhvilluar metodologjinë ku njerëz më nuk kanë besim nëse ata bëjnë padi, nëse ankohen. Ka mbetur të mbijetojnë, mund të jetë më kaq, ata thonë kështu, voto edhe kaq. Humbja jonë si kosovarë është që kemi filluar të krijojmë një apati. Nëse kanë besuar ndonjëherë, tash nuk besojnë që institucionet do t’i mbrojnë. Po flasim për të drejta elementare”, u shpreh Rashiq.
Rashiq, madje ka krahasuar gjendjen e serbëve të Kosovës me qytetarët e Koresë së Veriut.
“Sfida më e madhe e serbëve, kam përsëritur se nuk e di si janë banorët e Koresë së Veriut, por sa i përket kushteve për zgjedhjet nëse nuk janë të njëjta, atëherë janë të ngjashme, sepse po kalojmë përmes një periudhë të vështirë dhe kemi pasur nevojë edhe pse e dimë se me çfarë oponenti po përballemi. Puna e një politikani është të jetë prezent në shoqëri”, tha Rashiq.
Rashiq në këtë intervistë ka treguar edhe për kërcënimet që një vëzhgues nga nisma e tij ka marr nga kandidati për deputet i Listës Serbe në komunën e Shtërpcës. Ai gjithashtu ka folur edhe për zgjedhjet e reja dhe mundësinë se kush do të fitojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMiratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri