LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Kurti e ka lexuar Kantin serbisht, unë në gjermanisht – deklaratat e tij sikur të Lukashenkos

Hoxhaj: Kurti e ka lexuar Kantin serbisht, unë në gjermanisht – deklaratat e tij sikur të Lukashenkos

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka ftuar sërish në debat Albin Kurtin, kandidatin për kryeministër nga LVV-ja.

Ai ka deklaruar se ai dëshiron të ballafaqohet me të parin e LVV-së edhe për veprat e filozofit të njohur, Immanuel Kant.

“Unë i kam ndjekur debatet në Austri, Gjermani, Britani të Madhe, SHBA dhe në vende të tjera, atje kam parë që kandidatët për kryeministër dalin dhe garojnë për programet e tyre. Unë jam i interesuar të ballafaqohem me Albin Kurtin dhe të bisedojmë për politikë të jashtme, të bisedojmë për atë se çka do të bëjmë më dialogun me Serbinë dhe të shpalosim pikëpamjet e tij dhe pikëpamjet tona. Unë mendoj se PDK-ja ka programin më të mirë për këto zgjedhje”.


“Albin Kurti mendon se vetëm emri dhe mbiemri i tij është programi. Ai nuk ka program për këto zgjedhje. Nuk ka vizion, ka qenë shpesh në anën e gabuar të historisë. Ai pretendon herë pas here se lexon libra filozofik, siç lexoj edhe unë. E kam parë më herët që ai e ka cituar në Rubikon, Kantin. Unë jam i gatshëm që të ballafaqohem me të edhe për Kantin, të cilin ai e ka lexuar serbisht dhe unë e kam lexuar gjermanisht”.

“Unë mendoj se duhet të ketë ballafaqim të programeve, të zotimeve tona, duhet të mos i injorojmë qytetarët e Kosovës. Unë jam në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Unë nuk e kam bindjen si Kurti që LVV është mbi shtetin e Kosovës. PDK i shërben popullit të Kosovës. Ne jemi partia numër një nëse mbahen nesër zgjedhjet. Unë e ftoj Kurtin ta ndërtojmë një vend evropian, mënyra më e mirë është kur dalin në debat kandidatët për kryeministra”, në Klan Kosova.

Hoxhaj tha se për PDK-në rival në këto zgjedhje është vetëm LVV, në momentin kur u pyet se a do të del në debat edhe me kandidatët për kryeministër të partive tjera.

“Unë në këto zgjedhje jam rival vetëm e Kurtin. PDK është në rivalitet vetëm me LVV-në”.

Hoxhaj ka thënë se deklarata e Kurtit se ata do të fitojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit janë si ato të Aleksander Lukashenko, president të Bjellorusisë.

“Sonte i them atij “dil matu, hajde debatojmë” për vijat programore. Mënyra që dikush t’i shpall zgjedhjet dhe të pretendojë se është shumicë në Kuvendin e Kosovës është një gjuhë që mund ta bëjnë vetëm autokratët”.

“Kjo deklaratë ju takon autokratëve, vetëm në vendet e Evropës Lindore, mund të ketë të tillë që para se të mbahen zgjedhjet i shpallin rezultatet zgjedhore, ta kujton Llukashenon në Bjellorusi. Kjo gjuhë nuk i shërben demokracisë, ballafaqimi debatet për vijat programore i shërbejnë demokracisë”, u shpreh Hoxhaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Lajme
Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Lajme
Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Lajme
Gjykata kërkon nga Prokuroria Speciale plotësimin e aktakuzës ndaj dy ish-ministrave, Shala dhe Krasniqi

Gjykata kërkon nga Prokuroria Speciale plotësimin e aktakuzës ndaj dy ish-ministrave, Shala dhe Krasniqi

Drejtësi
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Lajme
Kalo në kategori