LAJMI I FUNDIT:

Supremja pranon pesë ankesa për moscertifikimin e kandidatëve për deputetë – ende s’ka vendim

Supremja pranon pesë ankesa për moscertifikimin e kandidatëve për deputetë – ende s’ka vendim

Gjykata Supreme ende nuk ka vendosur për ankesat e subjekteve politike, pas moscertifikimit të disa kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

Gjykata Supreme në Prishtinë, në një përgjigje për Telegrafin ka bërë të ditur se kanë pranuar pesë ankesa nga subjektet që nuk janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Në Gjykatën Supreme janë pranuar pesë ankesa, të cilat janë ndarë në punë tek kolegët gjyqësor dhe për to do të vendoset brenda afateve të përcaktuara ligjore”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Supreme dhënë Telegrafit.


Ankesë në Supreme ka dorëzuar Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Partia e Ashkalinjëve të Kosovës.

Theksojmë se javë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar listat e gjashtë subjekteve politike, për shkak që sipas listave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në listat për kandidat për deputetë janë disa që kanë probleme me ligjin.

Pas kësaj, subjektet politike, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, kanë dorëzuar ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ku më pas këta të fundit pranuan pjesërisht ankesat e tyre, duke ia mohuar kandidimin deputetëve që kanë dënime në tri vitet e fundit.

Supremja ka kohë tri ditë për vendosur lidhur me ankesat e subjekteve politike.

Sipas vendimit të publikuar nga PZAP, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi, nuk mund të certifikohen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

Kurse, nga AAK jashtë garës për deputetë kanë mbetur Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati.

Ndërkaq, nga Nisma Socialdemokrate garës për deputetë sipas PZAP-it, nuk mund t’i hyjnë: Vesel Krasniqi, Besnik Berisha, Filloreta Bytyçi, Valentina Alijaj, Xhafer Berisha, Aziz Thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Ardian Nokaj.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt, kurse në garë për kryeministër janë tre kandidatë, Albin Kurti (LVV), Avdullah Hoti (LDK) dhe Enver Hoxhaj (PDK). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori