LAJMI I FUNDIT:

Organizohet nga ICK, Telegrafi dhe STIKK diskutimi mbi digjitalizimin dhe inovacionin

Organizohet nga ICK, Telegrafi dhe STIKK diskutimi mbi digjitalizimin dhe inovacionin

Qendra Kosovare e Inovacionit, media online Telegrafi.com dhe Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK) organizojnë diskutimin mbi digjitalizimin dhe inovacionin në vend.

Ky bashkëbisedim do mbahet me përfaqësues të partive politike dhe nga komuniteti i sektorit të teknologjisë dhe inovacionit.

Diskutimi do të fokusohet në plan programet e partive politike për digjitalizimin dhe inovacionin në prag të fushatës zgjedhore.


Gjithashtu, në diskutim do të adresohen edhe temat se ku qëndron Kosova në këto fusha dhe cilat janë rekomandimet e përfaqësuesve të këtij sektori.

Për të diskutuar, në panel janë Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alternativës, kandidate për deputete në listën e LVV-së, Anton Berisha, ish-zëvendësministër i Jashtëm dhe kandidat për deputet nga LDK, Muzafer Shala, ish-ministër i Inovacionit nga PDK, si dhe Vjollca Çavolli, drejtore ekzekutive e STIKK-ut dhe Uranik Begu, drejtor ekzekutiv në ICK.

Diskutimi do të moderohet nga kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu dhe do të organizohet në hapësirat e ICK-së.

Ky diskutim do të transmetohet LIVE në faqet e Facebookut të TelegrafitICK-së dhe STIKK-ut, nga ora 10:30 deri 12:00, ditën e enjte, 28 janar 2021. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Kalo në kategori