LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e shkelmuar nga policia ruse bëhet simbol i protestës anti-Kremlin

Gruaja e shkelmuar nga policia ruse bëhet simbol i protestës anti-Kremlin

Gruaja ruse, e cila u bë simbol i mënyrës së rëndë që autoritetet goditën protestuesit anti-Kremlin në fundjavë pasi u godit me këmbë në dysheme nga një polic që mbante shkopin, thotë se dëshiron drejtësi.

Margarita Yudina, 54, ishte ndër dhjetëra mijëra njerëz në të gjithë Rusinë që protestuan kundër burgosjes së kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny. Policia kishte thënë që protestat ishin të paligjshme dhe arrestuan gati 4,000 njerëz, sipas grupit të protestës OVD-Info.

Në video, Yudina shihet duke rënë përsëri në trotuar pasi u shkelmua, duke e goditur kokën fort. Dokumentet e spitalit tregojnë se ajo pësoi tronditje të trurit dhe i duheshin qepje në pjesën e pasme të kokës, raporton reuters.


“Kjo çështje duhet të vazhdojë rrjedhën e saj ligjore”, tha ajo duke shtuar se “Kështu që unë kam ndërmend të apeloj në Komitetin Hetimor dhe të zbuloj se kush më sulmoi. Unë dua që personi që më shqelmoi të gjendej, të quhej dhe të dënohej sipas ligjit”.

Mbështetësit e Navalny planifikojnë të mblidhen përsëri këtë fundjavë për të kërkuar lirimin e tij pasi ai u vendos në paraburgim për shkeljet me kusht që ai mohon. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas deklaratave të Vulinit se Serbia me Vuçiqin nuk do të anëtarësohet në NATO dhe t’i vendosë sanksione Rusisë – reagon politikani gjerman Michael Roth

Pas deklaratave të Vulinit se Serbia me Vuçiqin nuk do të anëtarësohet në NATO dhe t’i vendosë sanksione Rusisë – reagon politikani gjerman Michael Roth

Serbia
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Evropa
Policia gjermane qëllon “të dyshuarin” në afërsi të konsullatës izraelite nw Mynih

Policia gjermane qëllon “të dyshuarin” në afërsi të konsullatës izraelite nw Mynih

Evropa
Papa dhe imami indonezian bëjnë thirrje të përbashkët për paqe, vizitojnë tunelin që lidhë xhaminë me një katedrale katolike

Papa dhe imami indonezian bëjnë thirrje të përbashkët për paqe, vizitojnë tunelin që lidhë xhaminë me një katedrale katolike

Azia
Kreu marrëdhënie intime në faltoren japoneze, arrestohet austriaku

Kreu marrëdhënie intime në faltoren japoneze, arrestohet austriaku

Azia
Kalo në kategori