LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic vs Lukaku: Kush është mbreti i Milanos?

Ibrahimovic vs Lukaku: Kush është mbreti i Milanos?

Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku, kanë shënuar gola me bollëk në sezonin 2020/21 dhe kanë qenë ndër më të komentuarit, ndërsa sonte ata do të përballen me njëri tjetrin në “Derby della Madonnina” për herë të dytë në këtë edicion.

Suedezi shënoi dy gola në fitoren e Milanit, që ishte e para nga viti 2017 kundër Nerazzurrëve, ndërsa edhe Lukaku gjeti rrjetën në atë që u mbyll 2-1.


Të dy sulmuesit kanë nga 12 gola në Serie A këtë sezon, por suedezi 39-vjeçar ka luajtur vetëm gjysmën e ndeshjeve që i ka luajtur Lukaku deri më tani.

Belgu nuk mundi ta ndihmojë Interin të kualifikohet për një vend në 16 më të mirat e Ligës së Kampionëve, duke bërë që skuadra e tij të dal nga të gjitha garat evropiane.

As i përket Kupës së Italisë, Lukaku shënoi të kundër Fiorentinës, ndërsa Zlatan ende nuk e ka gjetur rrjetën në këtë garë.

Në “Derby della Madonnina” të zhvilluar në shkurt 2020 ku Interi fitoi 4-2, Lukaku e shënoi golin e fundit dhe shkroi në Twitter: ‘Ka një mbret të ri në qytet’.

Tetë muaj më vonë, pasi kishte ndihmuar Milanin të fitonte derbin në tetor me dy gola, Ibra iu përgjigj ish-shokut të tij të skuadrës në Manchester United me komentin: “Milani kurrë nuk kishte një mbret, ata kanë një ZOT”.

Duke parë ndeshjet direkt mes rivalëve, Zlatan ka shënuar nëntë herë në 15 ndeshje kundër ish-klubit të tij Interit.

Sulmuesi 27-vjeçar i zikaltërve, Lukaku, e ka ndihmuar Interin të fitojë dy herë tashmë, por ka luajtur ndaj Milanit vetëm tri herë deri më tani dhe ka shënuar tre gola.


Romelu Lukaku në 2020-21 (Ndeshja/Gola)

Seria A: 18/12

Coppa Italia: 1/1

Liga e Kampionëve: 5/4

Gjithsej: 24/17


Zlatan Ibrahimovic në 2020-21 (Ndeshje/Gola)

Seria A: 9/12

Coppa Italia: 1/0

Liga e Evropës: 4/1

Gjithsej: 14/13


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori